”Nuk jam deputete e PD-së”, Mesila Doda: S’u konsultova për grupet

Sot u mësua që Mesila Doda, e cila u përfshi në listën e sigurtë të PD për zgjedhjet e 11 Majit, në Parlament është regjistruar si deputete e pavarur. ”Nuk jam deputete e PD-së”, thotë Mesila Doda në një reagim për Top Channel, lidhur me vendimin që mori për të qenë deputetë e pavarur.

Doda pretendon se nuk është konsultuar për grupet e krijuar në parlament, ndërsa thekson se do të vazhdojë të mbrojë kauzat e opozitës dhe PDIU-së.

”Unë jam deputete e opozitës dhe PDIU-së. Nuk jam konsultuar për konfigurimet e grupeve që janë krijuar. Do të vazhdoj të mbaj kauzat e opozitës dhe të PDIU-së. Nuk ka një grup të përbashkët opozitar sikurse ishte ne zgjedhje ku do ishte normale te ishim të gjithë pjesë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?