“Nuk ka shërim”, Kim Kardashian përlotet kur mësoi se vuan nga një sëmundje
Në episodin e fundit të “Keeping up with Kardashians”, Kim ka treguar se është zgjuar e tmerruar një nga ditët me duar të ënjtura dhe të mpira. Ajo mendoi se mund të ishte ankth pasi po priste dhe fëmijën e saj të katërt (me një nënë mbartëse) por gjithsesi vendosi të shkojë tek mjeku:
“Unë jam në pritje të një fëmije, jam në shkollë. Trembem kur filloj mendoj sesa shumë do të ndryshojë jeta ime”.
Në fund të episodit, mjekja e saj e thirri dhe i tha që testet dolën pozitive për artritin reumatoid dhe antitrupat e lupusit. Doktoresha i tha se përveç ënjtjes, ajo mund të kishte ethe, skuqje, plagë dhe lodhje. Artriti reumatoid dhe Lupusi nuk kanë shërim, por ka trajtime dhe ilaçe që mund të ndihmojnë në uljen e simptomave.
Kim-it i duhej të priste më shumë për të kuptuar se çfarë po ndodhte. Ajo nisi të qante dhe e ëma Kris Jenner u përpoq që ta ndihmonte që të mendonte pozitivisht.