Nuk mbytet Shqipëria me një pikë uji
Nga Kastriot Kotoni
Fillimi i shtatorit do ta gjejë ekonominë e Shqipërisë përballë një sprove të pashmangshme siç është ajo e formalizimit të ekonomisë. Guri kilometrik i qeverisë shqiptare ka ngjyrën fosforeshente të formalizimit të biznesit dhe të fuqisë punëtore. Pas një sezoni turistik tejet shpresëdhënës për ekonominë e vendit, që nga veriu e deri në jug të Shqipërisë, lind nevoja e një konfigurimi tjetër të ekonomisë me sytë nga prioriteti parësor siç është industria e turizmit dhe bujqësia e standardeve evropiane, e cila do t’i përgjigjet, jo vetëm nevojave të tregut të brendshëm, por pikësëpari tregut evropian duke garuar me vendet e tjera, për tregje të reja në perëndim. Turizmi, kjo fjalë e karamelizuar në gojën e çdo qeveritari në këto 90 vjet, rri në mendjen e shqiptarit si mollë e ndaluar e cila herë prekej e herë ëndërrohej deri në mitomani prej të marri, a thua se zotat që kishin shkelur këtë vend e kishin bekuar me bukuri përrallore. Ishte herë një vend homerik mbushur me hone e humnera harrese nga bota e qytetëruar, e herë i vinin syrin në zgavrën e mitologjisë me doket e zakonet qindra vjeçare sikur të dëshmonin vjetërsinë e kontinentit plak. Udhëtarë të huaj që e kanë shkelur këtë vend habitshëm janë mrekulluar, por dhe janë stepur përballë këtij vendi sa pranë dhe larg Evropës. Sot për t’i shpjeguar një turisti të huaj ikjen e shqiptarëve drejt perëndimit si refugjatë duket sikur ata të thonë “A mos jeni gjë të marrë?”. Ju shkelni mes një pasurie të begatë,me klimë të jashtëzakonshme,me një vijë bregdetare kolosale të pashfrytëzuar për plazhe e lundrim, me ujra të kristalta e kurative,me njerëz simpatikë e padyshim të mikpritshëm sa s’ka në botë.Ndala me nipërit e mbesat e mia në Valbonë e kishim të përbashkët një pjesë të gjakut shqiptar,pasi dy ishin nga Hollanda e tre nga Franca e një nga Italia e tjetri nga Amerika e mëi vogli nga Shqipëria. Pinin ujë e mësonin shqip nga vendasit e kuqeshin faqet tërë shëndet veshur me xhinse e dukeshin aventurier të vegjël që prisnin gjahun e rradhës. Imitonin filmat me Ëestern e nuk lanë gërxhe e shpate pa u kacavjerrur drejt kullave ku do të bujtnim. Tirana ishte afër për të gjithë ne, ndonëse për një pjesë tonën dukej sikur e njihnim,por Tirana është ndoshta qyteti që asnjë banor i saj nuk ka arritur ta zbulojë për shumë arësye.Infrastrurë rrugore, dembelizëm organik për vetë natyrën lokaliste të qytetarit denbabadem tirons, e bashkëngjitur kësaj humbja e kontaktit periferi–qendër, si pasojë e urbanizimit të shpejtë drejt kryeqendrës së qytetit. Shkojmë për një dasëm në një nga lokalet e Vishnjës, fshat pranë kryeqytetit. Ne të mëdhenjtë kishim harruar fshatrat e Tiranës, kur shkonim në aksionet rraskapitëse të tarracave e kanaleve kulluese e korrjen e misrit edhe në ditën e Enverit.Turistët e diasporës nuk i kuptonin debatet tona.Lidhja e kohëve do netë pranë vatrës së zjarrit, por përshtypjet e nipërve dhe mbesave të mija ishin të pangjashme.Secili e vendoste heroin e kombit të vet në relievin shqiptar sipas qejfit. Historia dhe kujtimet tona u përzien me lidhjen e çdonjërit hero me Shqipërinë. Kulmin udhëtimi ynë e arriti, kur morrëm rrugën për në qytetin e Korçës, e cila ishte sa festive aq edhe e freskët, e pastër e me njerëz gazmorë në dollitë për të përcjellur vajzën e tyre si nuse në derën tonë. Hapësira shqiptare për diasporën e familjes time fotografohej çdo sekondë e me instagram përcillnin filmime e foto me pamjet e ShqipërisëJuglindore. Rrufitëm një kafe në fshatin e bukur Tushemisht nga na u bashkëngjit edhe një nga vëllezërit e mi me nipin grek.Tushemishti, ky fshat turistik i shtrirë mes liqenit të Pogradecit dhe i rrethuar me kodrat e malet të fal në një sipërfae ishullore thuajse gjithë metaforën e turizmit në rrethin e Pogradecit. Driloni ose Voloreka, një oaz liqenor,është paradhoma e pritjes për në Tushemisht.Këtu të gjithë vizitorët dorëzohen për nga bukuria e pejzazhit, por nuk do tëish gabim ta quanim edhe Itaka e Turizmit në Juglindje të Shqipërisë. Shërbimet në lokalet e kësaj zone janë edhe një nivel i lartëprofesional i personelit, krahasuar me shërbimet në gjithë vendin. Rrugëtimi ynë ishte një stacion drejt Korçës e ndaj karvani i dasmorëve nga diaspora e shijoi për më shumë se dy orë panoramën liqenore të Pogradecit, e cila me mbarimin e rrugës dhe pedonalen piktoreske do të bëhet një guidë e nivelit Evropian. Korça ishte pothuajse gjithë ajo çka një shqiptar e dëshiron ta ketë si model për qytetin e tij. Ka me se mburret ky qytet, po mbi të gjitha shkalla e kulturës qytetare të bën të ndihesh sa evropian aq edhe shqiptar.Diku një festë në Drenovë e diku një shëtitje në mal e makina që ikin e vijnë nga parku i qytetit apo në drejtim të Dardhës e Voskopojës për t’ju larguar vapës. U bëmë skllevër të kuriozitetit të nipërve dhe mbesave nga diaspora e sebepi i dasmës kaloi në plan të dytë. Mbetëm për tetë orë në këtë qytet si Korça e u mrrekulluam nga mikpritja e krushqëve edhe ata si ne me një rradhë njerzish të ardhur nga e gjithë bota, ku natyrisht flitej shumë anglisht, greqisht e italisht………………, por kënga korçare i bashkonte krushqit si gjuha e gjithë botës. Trimërisht ne që e kishim parë qytetin përpara 25 vjetësh e në vazhdim kërkonim vjedhurazi ndonjë të njohurin tonë të kahershëm, nëpër natë e mes krushqëve tanë pyesnim për emra njerzish me të cilët na lidhte ky qytet mirdashës. Historia mund të shkruhej si një kronikë dasme me temë“Guida e Shqipërisë” sipas dasmorëve, apo reportazh mes diasporës, këtij thesari ekonomik shpirtëror e mbi të gjitha i shqiptarit i cili ka përthithur në perëndim një edukatë e mentalitet tjetër,presioni i së cilës na vë përballë ne qëndrestarëve të Shqipërisë për të njohur vetveten, për të parë tek padurimi ynë që ky vend duhet të eci me shpejtësinë e integrimit të këtyre bashkëatdhetarëve kudo në botën perëndimore. Adam Smith, ati i kapitalizmit anglez thotë: “Pasuria e Anglisë janë njerzit e saj, të cil&
euml;t dolën kudo në botë e me mençurinë e tyre lanë vepra të shkëlqyera ku shkruajtën për ato vende”. Edhe shqiptarët e diasporës janë një pasuri e jashtëzakonshme mentale, e cila një ditë do ta gjejë vendin e vet në shtrimin e rrugës vizionare për Shqipërinë dhe shqiptarët kudo në botë.Kudo që na pritën e përcollën, që nga veriu e në jug, u ndjemë sa turistë dhe shqiptar, por e veçanta dhe e përbashkëta e këtij grupi nga diaspora pyetjet për kuponin tatimor na u bënë refrreni i ditës. Buzëqeshja e kamarierëve nuk përputhej me korrektesën e kuponit tatimor e dalloheshim thekshëm ne që nuk e merrnim kuponin tatimor e ata “diaspora” me durim prisnin deri kur të sillnin kuponin tatimor. Ec e mos e thuaj që dy kultura ndesheshin për të njëjtin vend që ti i ke propozuar për të kaluar pushimet. Ekonomia le gjurmë në restorante, karburante, hotele e kafene, apo edhe në parqe lodrash,muzeume po se po, shkurt kudo. Të kushton gjë o shqiptari i mirë që të kërkosh edhe tisi qytetar iEvropës një kupon tatimor e me të t’i kërkosh të zgjedhurit tënd në pushtetin vendor dhe qëndror më shumë rrugë, shkolla e spitale,kopshte e shtëpia sociale, apo salla teatri e parqe publike e festivale kulturore në ditë festash e mbi të gjitha një turizëm gjithëvjetor e të promovosh produktet bujqësore e guzhinën e çdo zone me tradita. Ti ikësh këtij vendi se dikush ta shpif me korrupsionin diku tjetër, të vret padrejtësia e më keq akoma, kur ministra e shtetarëi ndërrojnë makinat dhe orenditë e zyrave “simbreti gratë”. U lodhën qytetarët me pandëshkueshmërinë e njerëzve të akuzuar për korrupsion e vjedhje të përmasave galopante. Ka vetëm një mënyrë për të qenë shtetar shërbëtor i popullit dhe qytetar atdhetar, duhet ndershmëri, besim dhe transparencë. Ndershmëria të jetë reciproke, e dyanshme sy më sy e e drejtpërdrejtë, ku të jepet shembulli i shtetarit që nuk ka konflikt interesi me asnjë biznes, kotrollorët tatimorë t’i nënshtrohen kontrollit të shërbimit të brenshëm për t’i shërbyer shtetit në zhdukjen e varfërisë së pamerituar të popullit shqiptar. Varfëria në Shqipëri i ngjan një kali tëhazdisur, herë ka varfëri, sepse çdo qytetar pasi del nga shtëpia përballet me reklamat e lojrave të fatit, a thua se ka gjetur Eldoradon dhe herëi fryjnë në vesh lloj – llojzuzarësh politikë, se gjoja gjermanët vdesin për rracën tonë e herë realiteti ynë ekonomik nuk stimulon prodhimin vendas për t’i prerë rrugën prodhimeve të huaja. Lançimi nga qeveria i një aksioni për luftën kundër evazionit fiskal në shtator do të provojë edhe njëherë aftësinë tonë në rrugën për shtetndërtim, mbas rrumpallës që na ka lënë mazhorancat politike të ashtuquajtura tëdjathta në Shqipëri.