Nuk na falet që pas kaq vitesh me Iphone s’dinim gjënë më të rëndësishme!
Makinat llogaritëse janë shpikja më gjeniale e njerëzimit. Mund të bëjnë përllogaritje që në jetën e vërtetë mund të të hanë gjithë ditën, në vetëm pak sekonda.
Qënia njerëzore është e tillë, sa më shumë ta llastosh me shpikje të këtij lloji, aq më shumë do kërkojë. Prandaj dhe gjithmonë kemi patur rezervat tona me makinat llogaritëse të telefonave iPhone.
Sigurisht që mendjet e ndritura që fshihen pas këtyre shpikjeve teknologjike do kishin menduar për diçka të tillë, vetëm se harruan të na e thonë. Mund të fshini gabimet që bëni gjatë llogaritjeve! Po po.
Duhet të vinte kjo ditë dhe një perdorues shumë bujar i Twitter-it të na tregonte sekretin më të madh të të gjitha kohërave. Gjithçka duhet të bëni është të rrëshkisni gishtin mbi numra aq herë sa doni të fshini diçka, si në videon e publikuar më poshtë.
https://twitter.com/censoredialogue/status/859566331766730752