
Vijojnë tensionet edhe pas dy ndërprerjeve të njëpasnjëshme të seancës së sotme të Kuvendit.
Deputetët e Partisë Demokratike vijojnë të bllokojnë foltoren, teksa kryetari Peleshi i ka dhënë fjalën Ministrit të Jashtëm, Ferit Hoxha.
Prej minutash deputetët e PD pretendojnë të marrin fjalën, ndërsa kryetari Niko Peleshi këmbëngul që ata të ulen dhe seanca të vijojë normalisht.
Peleshi ka ndërprerë seancën dhe ka njoftuar një orë pushim.
