Nuk ndalet aksioni për lirimin e hapësirave publike, Rama publikon pamjet

Aksioni për të liruar hapësirat publike vijon nga autoritetet përkatëse tashmë prej disa muajsh. Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet e aksionit të heqjes së objekteve dhe tendave të vendosura nga një lokal, që kishte zaptuar hapësirën publike. ”Lirimi i hapësirave publike vijon”, shkruan Rama. Aksioni për lirimin e hapësirave publike nisi në fillim të korrikut. Bizneseve iu dhanë dy javë kohë për të hequr trarët dhe tendat që zinin hapësira publike, të përdorura si vende parkimi apo ambiente lokalesh.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?