Nxitën konflikt mbi pronat, lihen në burg katër zyrtarë
detyrat e tyre funksionale, kanë hartuar, miratuar dhe regjistruar prona të ndryshme në komunën Gruemirë në emër të personave që nuk u takonte tokë në bazë të ligjit 7501, duke krijuar mundësi reale për mbivendosje pronash, të cilat passjellin konflikte ndërmjet banorëve. Më konkretisht, shtetasi Lirim Nehanaj, në cilësinë e Kryetarit të Komunës Gruemirë, ka shpërndarë vërtetime për përfitim të tokës në bazë të ligjit 7501, në disa fshatra të komunës në favor të disa shtetasve. Nga verifikimet e deritanishme të Prokurorisë Shkodër rezulton se në këto fshatra nuk është ndarë asnjëherë tokë në bazë të ligjit, pasi nuk kanë funksionuar asnjëherë komisionet përkatëse. Pavarësisht këtij fakti, nga ana e kryetarit të Komunës janë dërguar pranë Drejtorisë së Administrimit të Tokave në Qarkun Shkodër vërtetime për disa persona, në të cilën shënohet “Për regjistrim, meqënëse ky dokumentacion është plotësuar konform ligjit “7501 për tokën” dhe akteve ligjore dhe nënligjore në zbatim të tij”. Nga verifikimet ka rezultuar se janë të paktën 10 praktika deri më tani me këtë shënim nga ana e kryetarit të komunës Gruemirë, për toka me sipërfaqe disa dhjetra mijëra metra katrorë. Nisur nga fakti se në fshatrat e komunës Gruemirë nuk kanë funksionuar asnjëherë komisionet e ndarjes së tokave, krahas veprës penale të “shpërdorimit të detyrës”, po kryhen verifikimet edhe për veprën penale të “fallsifikimit të dokumentave” nga ana e shtetasit Lirim Nehanaj. Për shtetasit Fatmir Tepelia dhe Ruzhdi Handraj, përkatësisht përgjegjës sektori dhe inspektor në Drejtorinë e Administrimit të Tokave në Qarkun Shkodër, Prokuroria e Shkodrës ka krijuar dyshime të arsyeshme për kryerjen e veprës penale “shpërdorim detyre”. Sipas prokurorisë këta shtetas duhet të kryejnë verifikimet për çdo rast vërtetim për regjistrim të tokave nga ana e drejtuesve të komunave. Në rastin e vërtetimeve të përcjella nga ana e kryetarit të komunës Gruemirë, të dyshuarit Lirim Nehanaj, këta shtetas nuk kanë kryer asnjë verifikim. Kjo konstatohet lehtësisht, nga fakti se vërtetimet e përcjella nga ana e të dyshuarit Nehanaj nuk kanë respektuar asnjë procedurë ligjore. Gjithësesi, këta shtetas, pavarësisht se nuk kanë kryer asnjë verifikim, kanë hartuar dokumenta që ia kanë dërguar Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Shkodër, për lëshimin e vërtetimeve të pronësisë në emër të personave që ka përcjellë kryetari i komunës Gruemirë. Gjithashtu, në vijim të hetimeve për këto raste, Prokuroria Shkodër ka krijuar dyshime të arsyeshme për kryerjen e veprës penale të “shpërdorimit të detyrës” edhe për shtetasin Asim Burgaj, i cili në kohën e regjistrimit të këtyre pronave ka qenë në detyrën e kryeregjistruesit të Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme (ZVRPP) Shkodër.
Vendimi i gjykatë, zbatuar pasditen e djeshme nga policia për shtetasit:
Lirim Nehanaj, Kryetar i komunës Gruemirë, Shkodër
Asim Burgaj, ish-kryeregjistrues i ZVRPP Shkodër
Fatmir Tepelia, përgjegjës në Drejtorinë e Administrimit të Tokave, Qarku Shkodër
Rruzhdi Handraj, inspektor në Drejtorinë e Administrimit të Tokave, Qarku Shkodër