Nxjerr në shitje shtëpinë për një iPhone 6

Nëse doni një iPhone të ri, dhe nuk jeni në gjendje që ta blini atë, atëherë mund të nxirrni në shitje shtëpinë tuaj. Këtë ka bërë një pronar i një shtëpie në Detroit i cili, pasi vuri re rënien e çmimit të pronës që ai kërkonte të shiste, mendoi që ta shkëmbente atë me një iPhone 6.

“Kjo është e vërtetë. Klienti im është jashtë shtetit dhe ai më tha se do të jetë i gatshëm për të shkëmbyer pronën për një iPhone 6. Ai do një iPhone 6, por unë mendoj se ai është i gatshëm të negociojë”, tha avokatja e tij.

Pronari i kësaj banese është i gatshëm të bëjë tregti edhe për një iPad 32 Gigabyte, dhe ka gjasa të jetë më se i lumtur për ta shitur atë për 3,000 dollarë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Huffington Post bëri me dije se pronari ndodhet në Austri, dhe se shtëpinë e kishte blerë në 2010 për 41.000 dollarë. Por edhe pse ajo dukej e mirë në foto, shtëpia në realitet nuk dukej në një formë të mirë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?