Obama tregon këngën dhe artistin e tij të preferuar për 2015-n
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka zbuluar këngën e tij të preferuar të vitit dhe bëhet fjalë për një këngë mjaft reflektuese nga artisti i Kendrick Lamar.
Në një intervistë të dhënë për revistën “People”, presidenti është shprehur se kënga me titull “How Much a Dollar Cost” e kënduar nga Lamar, mbetet e preferuara e tij për vitin 2015.
Bëhet fjalë për një këngë të trishtë, ndoshta shumë reflektuese për kohët e vështira ku po jetojmë dhe duket se kjo tregon në një farë mënyrë vështirësitë që Obama has nën drejtimin e një shteti të lirë.