Ofendoi gratë, përjashtohet Bardhi. Tentoi të godasë Ballën, merret vendimi edhe për Balliun
Të mbledhur këtë të hënë, Sekretariati i Etikës ka përjashtuar me 10 ditë nga punimet e Kuvendit kreun e grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi dhe deputetin e PD-së Klevis Balliun për situatën në seancën e së enjte.
Përplasjet në Parlament nisën pas deklaratës së Ballës ndaj deputetes së PD-së, Albana Vokshi, të cilës i tha ”për ty kam numrin 0900”. Këto fjalë të tij nxitën reagim të ashpër të demokratëve dhe kryesisht të Bardhit dhe Balliut, të cilët nisën të përdornin gjuhë fyese dhe tentuan edhe përplasje fizike me Ballën.
Socialistët argumentojnë përmes kërkesës zyrtare se gjatë seancës plenare të 5 marsit 2026, dy deputetët demokratë kanë penguar zhvillimin normal të punimeve të Kuvendit, duke përdorur gjuhtë të papërshtatshme dhe duke bllokuar foltoren e Kuvendit.
Kështu që bazuar në këto pretendime dhe në pamjet filmike të seancës, PS ka kërkuar:
-Përjashtimin e Gazment Bardhit nga komisionet dhe seancat plenare për 10 ditë, për pengim të zhvillimit të seancës dhe përdorim të gjuhës fyese;
-Përjashtimin e Klevis Balliut për 30 ditë, duke argumentuar se ai ka shfaqur sjellje agresive dhe ka dëmtuar pajisjet e sallës së Kuvendit;
KOHA JONË SONDAZH

