Ofensiva më e madhe diplomatike për Shqipërinë anëtare të BE

Ministrja Elisa Spiropali e cilësoi vitin 2026 si një pikë kthese historike për procesin e integrimit europian të Shqipërisë. Gjatë prezantimit të projektbuxhetit në Komisionin Parlamentar për Europën dhe Punët e Jashtme, ajo theksoi se vendi po hyn në kapitullin më vendimtar të rrugëtimit drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Sipas Spiropalit, viti i ardhshëm do të shënojë një fazë të re, ku Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme do të ketë përpara një mision historik: të udhëheqë ofensivën më të madhe diplomatike në historinë e diplomacisë shqiptare. Kjo ofensivë synon të përshpejtojë hapat drejt anëtarësimit të plotë në BE, duke konsoliduar pozicionin e Shqipërisë si një partnere e besueshme dhe aktive në skenën europiane.

Gjatë mbledhjes së Komisionit, u prezantua projektbuxheti për vitin 2026, i cili parashikon rritje të kapaciteteve institucionale dhe diplomatike. Ky buxhet mbështet objektivat strategjike të integrimit, përfshirë intensifikimin e negociatave, përmirësimin e koordinimit ndërinstitucional dhe forcimin e komunikimit me partnerët europianë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?