Olimpiadat Kombëtare, Rama: Shembull përkushtimi dhe ambicie nga nxënësit tanë
Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar sot pjesëmarrjen e qindra nxënësve nga i gjithë vendi në fazën e dytë të Olimpiadave Kombëtare, ku talentet më të mira të matematikës zhvilluan provimin e radhës.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai i përshkroi të rinjtë si shembull të përkushtimit dhe ambicies, duke theksuar se gara e ekselencës po shoqërohet nga një përgatitje serioze dhe pasion për dijen.
Sipas kreut të qeverisë, nxënës nga Tirana, Vlora, Berati, Dibra, Hasi dhe çdo qytet tjetër i Shqipërisë u testuan sot në disiplinën e matematikës, ndërsa mbështetja e mësuesve është thelbësore për suksesin e tyre.
Rama shprehu mirënjohje për punën e palodhur të arsimtarëve që i udhëheqin dhe i përgatisin për të garuar në nivele të larta.
“Krenar për ju”, përfundoi ai, duke nënvizuar rëndësinë e promovimit të talenteve dhe zhvillimit të kulturës së ekselencës në arsimin shqiptar.
KOHA JONË SONDAZH

