Operacion kundër tjetërsimit të pronave në Lezhë, lëshohen 10 urdhër-arreste. Mes tyre zyrtarë të Hipotekës dhe policë
Prokuroria e Lezhës ka lëshuar 10 urdhër-arreste në kuadër të hetimeve për tjetërsimin e pronave në këtë zonë. Mësohet se mes të ndaluarve ka edhe zyrtarë të Hipotekës dhe punonjës policie.
Një pjesë e urdhër arresteve janë ekzekutuar nga policia e Lezhës, ndërkohë që operacioni është në vijim. Sipas informacioneve, bëhet fjalë për prona dhe ndërtime pa leje në zonën e Patokut dhe të Shëngjinit. Mes të përfshirëve të ndaluar janë zyrtarë të hipotekës së Lezhës dhe efektivë policie.
Mësohet se hetimi ka nisur kohë më parë të drejtuar nga prokurorja Iva Harka, ndërkohë që ende nuk dihen detaje apo emrat e personave të përfshirë.
KOHA JONË SONDAZH

