Operacioni – Në Shëngjergj kapen 45 kg droge. Katër të arrestuar në Tiranë

Një sasi prej 45 kg drogë është sekuestruar ndërsa janë vënë në pranga 4 persona në kuadër të një operacioni të ndërmarrë në zonën e Shëngjergjit në Tiranë.

Të arrestuarit janë
Endrit Varrosi, 23 vjeç, banues në Tiranë
Klajdi Disha, 19 vjeç, banues në Tiranë
Malvin Lika, 25 vjeç, banues në Tiranë
Klajdi Agaj, 22 vjeç, banues në Tiranë.

“Në zonën e Shëngjergjit, në automjetin tip “Opel”, me të cilin po udhëtonin, janë gjetur disa mbetje lënde të dyshuar narkotike, gjithashtu nga hetimet e kryera dhe kontrolli i territorit, në afërsi të automjetit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 45.3 kg lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sattiva. Lënda ishte e paketuar në 12 thasë.

Operacioni i arrestimit u ndërmor nga specialistët e Komisariatit të Policisë Nr 4 në bashkëpunim me specialistët e Komisariatit të Policisë Nr 5

Materialet proceduriale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitjes e lëndëve narkotike” në bashkëpunim, parashikuar nga Neni 283/2 i Kodit Penal.

SHKARKO APP