Opozita do kaos në seancë, Gogu: Kuvendi, jo peng i ”kollotumbave”
Ministri i Shtetit për marrëdhëniet me Parlamentin, Toni Gogu kritikon vonesat procedurale të shkaktuara nga opozita në Kuvend, në një seancë që ishte parashikuar pa debate. Sipas ministrit, mbi 90 minuta u humbën për shkak të atyre që i quan “kollotumba” procedurale të opozitës.
“Mbi 90 minuta të shpenzuara sot me “kollotumba” proceduriale, jo nga ne. Procesverbali është dokument formal, jo kasetë që riluhet sa herë i leverdis dikujt për të përsëritur të njëjtat akuza, jo për qytetarët, vetëm për vete”, shkruan Gogu.
Kuvendi ka miratuar emrat e anëtarëve të 11 Komisioneve të Përhershme Parlamentare me 93 vota pro, 3 abstenime dhe 1 kundër. “Sot i miratuam përfundimisht përbërjet e komisioneve, me anëtarët e shumicës dhe ata të propozuar nga grupet opozitare. Kuvendi ka nevojë të ecë përpara, dhe do të ecë vetëm përpara, pa ngelur peng i kollotumbave të asnjërit”.
KOHA JONË SONDAZH

