Opozita e përçarë, Lubonja: Në PD vendos gjithçka Berisha
Analisti Fatos Lubonja flet për situatën në PD. Për Lubonjën opozita ka qenë gjithmonë e dobët dhe e përçarë, jo vetëm për shkak të Edi Ramës, por edhe për shkak të problemeve të brendshme. Sipas Lubonjës, në PD vendos për gjithçka Berisha dhe kjo është një arsye që partia duhet të reflektojë mbi veten.
”Ne kemi pasur gjithmonë politikë të dobët. Kemi pasur opozitë që nuk di çfarë do. Opozita ka qenë e përçarë, kjo i ka ardhur nga aktiviteti i Edi Ramës, por dhe nga brenda vetë partisë. Sali Berisha bashkoi pjesën më të madhe të njerëzve në Partinë Demokratike. Berisha ka një besueshmëri që nuk është e blerë nga Edi Rama.
Në PD vendos për gjithçka Berisha, ai duhet ta rishikojë veten në shumë aspekte, sepse tani kanë shpresë që do i shikojë Donald Trump. Por Amerika ka të tjera probleme e nuk don ti dijë për problemet e Shqipërisë”.
Me këtë mënyrë opozite kryeministri Rama qëndron shumë gjatë në pushtet.
KOHA JONË SONDAZH

