Opozita ikën nga seanca, rregullorja e re e Kuvendit miratohet vetëm nga PS

Kuvendi i Shqipërisë miratoi këtë të martë ndryshimet në Rregullore, përmes të cilave bëhet edhe një riorganizim i komisioneve parlamentare.

Ndryshimet u miratuan vetëm me 79 votat pro të mazhorancës, ndërsa pas debateve, opozita braktisi sallën dhe nuk mori pjesë në votim.

Opozita tha se shkelet Kushtetuta me këto ndryshime. Kreu i grupit parlamentar, Gazment Bardhi, deklaroi se opozitës po i ngushtohet hapësira dhe se po i hiqet Komisioni i Integrimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla tregoi se opozitës i kanë besuar komisione jetike.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?