Opozita kërkon debat për programin qeverisës, Taulant Balla: Modifikoni kërkesën!

Konferenca e Kryetarëve u mblodh sot për të shqyrtuar kërkesën e grupit parlamentar të Partisë Demokratike për mocion me debat mbi programin e qeverisë për katër vitet e ardhshme.

Kryetarit të Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, u shpreh se kërkesa e opozitës nuk respekton as në formë as në përmbajtje përcaktimet e detyrueshme të nenit 98 të Rregullores së Kuvendit.

Kuvendi i Shqipërisë ka përcaktuar një sërë mekanizmash në funksion të deputetëve/grupi deputetësh apo Grupit Parlamentar për të ushtruar mbikëqyrje të ekzekutivit. Jo pa shkak Kuvendi ka përcaktuar nenin 98 mocionin për një arsye të veçantë dhe konkrete. Duke qenë se kërkohet mirëkuptim, do të keni gjithmonë mirëkuptimin tonë.
E lexova mocionin në të cilin ka 6 super çështje, ku në secilën ka shumë nënçështje. Rregullorja thotë një çështje. Në kërkesë ju caktoni disa makro-çështje.
Mjaftojnë dy çështjet e para që listoni, të cilat përfaqësojnë dy superçështje të mëdha me shumë nënçështje. Në çështjen katër kërkoni integritetin e ministrave dhe më pas vazhdon me kriminalizimin e politikës shqiptare. Pra Kryetar, jemi para një kërkese që nuk respekton as në formë as në përmbajtje përcaktimet e detyrueshme të nenit 98 të Rregullores së Kuvendit. Në të kaluarën kemi bërë debat dhe jemi dakordësuar që të hartohet mocioni për një çështje të caktuar.
Dy javë pas seancës së diskutimit të programit të qeverisë dhe përbërjes ne e quajmë pikë të ezauruar. Kërkesa për mocion për debat ka 6 superçështje dhe asnjë çështje të veçantë. Jeni të mirëpritur ta risillni të modifikuar vetëm në një çështje.
Nuk e thotë rregullorja që në seancën më të parë të diskutohet mocioni, por brenda 30 ditëve nga depozitimi”, tha Balla.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?