Orët e fundit në Himarë, ministri Nufi: Situata nga zjarri është totalisht e qetë dhe nën kontroll
Nga Himara, ku ka ndjekur nga afër situatën e krijuar nga zjarri, Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, deklaroi se situata është tashmë e qetë dhe plotësisht nën kontroll. Ministri Nufi bëri gjithashtu një bilanc të forcave të angazhuara në operacionin për shuarjen e flakëve, të cilat gjatë natës së mbrëmshme u përballën me një vatër zjarri që përfshiu një sipërfaqe të gjerë.
“Nga Himara një situatë totalisht e qetësuar, një situatë totalisht e menaxhuar. Mbi 170 forca nga Forcat e Armatosura, mbi 300 zjarrfikës, mbi 21 zjarrfikëse kanë qenë në territorin e Himarës. Ndërhyrja nga ajri ka filluar që në orën 6 e gjysmë të mëngjesit”, sqaroi Ministri i Mbrojtjes.
Ministri Nufi vlerësoi edhe punën e forcave që punuan gjatë gjithë natës. “Është bërë një punë e jashtëzakonshme për të menaxhuar situatën e zjarreve. Kanë qenë gjashtë shtëpi, që fatkeqësisht janë përshkuar nga flakët e zjarrit. Nuk ka pasur humbje në jetë njerëzore, nuk ka pasur dëmtime të bizneseve, falë ndërhyrjes dhe përkushtimit të të gjithë efektivëve, qoftë zjarrfikës, qoftë të Forcave të Armatosura, që kanë luftuar përgjatë gjithë natës, deri në qetësimin e situatës sot në mëngjes”, theksoi ministri Nufi.
KOHA JONË SONDAZH

