Pa filozofi: Hapat si t’i kërkosh shefit/es një rritje të vockël rroge
Shumë prej nesh nuk janë komod me faktin që duhet të kërkojnë më shumë. Gratë madje nuk ndihen fare mire me të negociuarit. Të tjerë, thjesht nuk dinë si. Herët a vonë duhet nxënë. Ndoshta nuk duken shumë tani, po në afatgjatë, ca para më shumë përkthehen në kursime më shumë. Duke marrë parasysh se shumica e rritjeve të rrogës funksionojnë në bazë përqindjeje, varet sa fiton aktualisht, për të gjetur sa do të marrësh shtesë. Me kalimin e viteve, rritjet do të jenë marxhinale e gjithnjë më të mëdha.
Si fillim, dokumentoni performancën tuaj. Nëse jeni i pazëvendësueshëm për kompaninë për të cilën punoni, negociatat do të jenë shumë më të lehta. Përgatisni një listë arritjesh që të bindni mbikqyrësin tuaj që e meritoni rritjen e rogës. Tregojeni me prova, jo me fjalë.
Së dyti, vërini vetes një target. Për të negociouar si duhet, duhet t’i shkoni manaxherit në zyrë me një ofertë. Studioni tregun, kuptoni sa paguhen profesionistë të ngjashëm me ju dhe kërkoni aq sa mendoni ju se është e përshtatshme. Në vend të një page më të lartë, mund të kërkoni më shumë pushime, një pozicion më të mirë apo trajnime.
Praktikohuni. Mund të kërkoni ndihmën e një miku që të luajë rolin e shefit/es për t’u ndjerë më rehat në momentin që do të kërkoni vërtetë rritjen e pagës.
Përgatisni dhe terrenin me shefin/en. Ndonjëherë vendimi nuk ëshë tërësisht në duart e tij/saj dhe i duhet të marrë parasysh edhe faktorë të tjerë veç atij financiar. Gjërat nuk janë gjithmonë përsonale.
Gjithashtu duhet të keni parasysh të gjeni edhe momentin e duhur. Nëse keni mbledhje të përmuajshme për vlerësimin e performancës, aq më mirë. Nëse jo, lini një takim me mbikqyrësin tuaj për këtë qëllim. Evitoni ditët kur mund të jetë i zënë, prag një vendimi të rëndësishëm apo veprimtarish të ngjashme.
Po nëse thotë jo? Mos hiqni dorë. Si thamë më lart, mund të kërkoni përfitime të tjera, si më shumë pushime apo trajnime të paguara. Kërkoni kriticizëm konstruktiv dhe pyesni pse. Kur të kuptoni ç’duhet të realizoni, arrini atë që nevojitet dhe provoni sërish pas tre-gjashtë muajsh.
Nëse përpiqeni vazhdimisht duke arritur rezultate dhe kompania ju mohon kërkesat ose nëse ndiheni se nuk mund të zhvilloheni më shumë aty, ndoshta është momenti për t’u larguar. Kjo nuk duhet të jetë gjëja e parë që ju shkon në mendje nëse refuzoheni, por duhet pasur parasysh gjithsesi./Anabel/