Pabesia e shtetit në Dhërmi

Nga Panajot Barka

Pebesia me të cilën shteti rrezoi natën e kësaj të marteje kishën ortodokse të Dhërmiut, tregon vendosmerinë tinëzare të strukturave të caktuara për të realizuar qëllimin e vërtetë dhe gjysëm të maskuar të një veprimi të tillë. Vërteton njëkohësisht edhe papërgjeshmerinë, që në emër të mashtrimit për korigjimin e historisë së patriotizmit shqiptar, të abuzojnë më të dhe të provokojnë çeshtje të tilla fontamentale siç janë raportet historike midis fesë së krishtere ortodokse dhe asaj katolike. Fakti që frymëzuesit e skenarëve të tillë shkelin me aq lehtësi dhe brutalitet të drejtën fontamentale të njeriut, atë të ushtrimit të besimit, nuk flet se kemi të bëjmë me shkallë të lartë sundimi të mentaëitetit komunist mbi strukturat e shtetit.Por flet për interesa shumë të mëdha meskine që nënshtrojnë dhe parimet e laicitetit të shtetit.

Nxitimi i skajshëm për shëmbjen e kishës, nxorri shpejt në pah qëllimin e vërtetë që fshihej pas këtij akti. Ai vend i shenjtëruar nga prania e një kishe ortodokse që prej shekullit VI, po u duhet këtyre qarqëve për të memoralizuar kujtimin e një misionari katolik i fundit të shekullit XVII. Ai nuk pati mundësinë të ndryshonte identitetin e kishës ortodokse e cila jetoi si e tillë gjersa u shmeb nga komunistët me 1972. Këto struktura duan tani me dhunë t’i japin atij vendi të shënjtë identitetin e fesl që misionari katolik përfaqëson.

Këto qarqe “shqiptare” nxitojnë ta paraqesin këtë misionar, si arberësh, si vellaun e një gjaku, si pararendësin e hërshëm të shqiptarizmës. I mveshin atij merita si hapës “ndoshta” shkollash shqipe, si “ndoshta” shkrues i letërsisë shqipe, si “ndoshta” shkruesin e fjalorëve shqip etj. Që të jenë më bindës dhe më imponues në teorinë e tyre populiste nacionaliste, i ballafaqojnë këto “merita” me synimet e hellenizmit dhe i përdorin si fakte bindese të shqiptarësisë së Himarës (!!??) Njëkohësisht kjo teori me konsum të gjerë publik, përdorët si alibi efikase për të fshehur qëllimin e strukturave të vërtetë të këtyre skenarëve, që çojnë sipas të gjitha gjasave, në nëvojën e rigjallërimit të strukturave të Propagandës Fide, misioni i së cilës për gjatë 135 viteve (1628-1763) për katolicizimin e Himarës kishte dështuar. (Misionari i fundit i këtij inkursioni katolik në Himarë Silvestro Sladhi i raportonte me 1760 Vatikanit se “midis Himarioteve nuk egziston asnjë katolik. Të gjithë janë armiq të Papës dhe përndjekës të pamëshirshëm të tij…” ) Pra një histori dështimi për frymëzuesit e këtij misioni, Propagandës Fide, përdorët si histori suksesi nga pasardhësit 350 vjeçarë që e çuan këtë mision në dështim.

Nyja e këtij strumbullulari është misionari katolik bazilian i Propagandës Fide Nilo Catalano. Mirëpo, sipas gjithë të dhenave të studiuesve arbereshë, Catalano nuk i bie të jetë arberesh, por me origjinë spanjolle. Me të hapet në Himarë faza e tretë (1693) e misionit për katolicizimin e Himarës të Propagandës Fide. (Faza e parë 1628-1642, faza e dytë 1643-1693, faza e tretë 1693-1763.) Pjesëmarrësit e fazës së tretë, ndryshe nga ata të fazës së parë dhe të dytë që ishin me origjinë greko-bizantine, ishin latinë dhe arbereshë por po të ritit bizantin. Ky proces në Himarë synohej të arrihej nëpërmjet aplikimit të ritit bazilian, i njohur ndryshe edhe si UNIA. Arritja e këtij qëllimi bazohej në shfrytëzimin e nëvojës që kishin himariotët për ndihmë ushtarake nga Vatikani për të ruajtur privilegjet e tyre ndaj Portës së Lartë.

Përveç se Catalano nuk ishte arberësh, edhe misioni i tij fetar nuk kishte asnjë lidhje me shqiptarizmin. Në atë periudhë njesia komb dhe nocioni kombësi nuk përbënin koncepte të përcaktuara. Kështu që misionarët katolikë bazilianë në Himarë, aq më tëpër ata, i shërbënin me besnikëri misionit për të cilin kishin ardhur, që ishte përhapja e fesë së tyre. Edhe hapja e shkollave i shërbënin këtij qëllimi.

Nga ana tjetër realiteti bazilian e tyre, siç i përcakton professori arberesh Matteo Mandala, nuk krijon asnjë lidhje me shqiptarësinë. (Libri i parë në gjuhën “italo-shqiptar” në Itali, u shtyp me 1762, dmth, një vit para se të mbaronte misioni i Propagandës Fide në Himarë). Feja që arbereshët aplikonin dhe aplikojnë në Itali, është ajo UNIAS, dmth se nga pikëpamja hierarkike njohin autoritetin e Papës, ndërsa në funksionin praktik fetar, aplikojnë ritin bizantin në gjuhën greke. Nathalie Clayer na thotë për këtë se “riti greko-bizantin kishte qenë një element qëndror që karakterizonte italo-shqiptarët dhe, në veçanti, institucionet e tyre specifike (kishat, kolegjet, seminarët) cilësoheshin zakonisht si greco-albanese ose dei Greci (“e grekëve”). Clayer na njofton gjithashtu se në fillim të shekullit të XVIII, egzistonte urdhëri monastik grek, i bazilianëve të cilët arritën të kishin edhe seminarët e tyre “të destinuara për formimin e klerit të ritit grek, që dhanë po ashtu ndihmesën e tyre për formimin e një elite laike greko-shqiptare”. Për këtë u quajtën Unitarë-bazilianë.

Realiteti ortodoks i Himarës dhe qëllimi i përhapjës së katolicizmit nëpërmjet Unias e bënte më të domosdoshëm, ruajtjen e ritit bizantin, atij grek. Pra, në aspektin misionar fetar, asgjekundi nuk egzistonin premisa për nëvojën e shqiptarizmës.

Nga ana tjetër, peshkopët arbereshë që vizituan Tiranën në prillin e 2014, deklaruan zyrtarisht se KOASH, “për ne arbëreshët me ritin bizantin në Itali ish dhe qendron si një pikë rrëferimi i përditshëm. Ne nuk kemi asnjë interes material ose territorial dhe fetar këtu në Shqipëri, ku Kishta Orthodhokse e bën shumë mirë e me nderë e shëjtërimit e popullit. …”

Atëherë me të drejtë shtrohet pyetja: Kush është i interesuar për promovimin e një projekti të tillë të rievidentimit të Propagandës Fide në Himarë. Një përgjigje besoj se jipet dhe lidhet me struktura që duan përhapjen e katolicizmit në Jug të vendit atje ku ortodoksia është më shumë vitale dhe e qëndrueshme. Dhe problemi nuk shtrohet për revansh, por influencë fetare gjeopolitike në një rajon gjeostrategjik.

Nga ana tjetër një skenar i tillë nuk mund të jetë i momentit. As i përmasave të vogla siç kemi parë vite me parë, pavarësisht se dështuan. Fjala është për projektin në lidhje me objektin “kishë –xhami” në kalanë e Shkodrës dhe atë me qëndrën kulturore për intelektualët myslimanë në kishën-teqe të Melanit në Gjirokastër. (Një nga protagonistët e skenarit që po flasim, A. Shkreli është i njohur si implementues të tyre)

At Foti Fico nga Bregdeti, mbrenda mekateve te tij kishte tërhequr vemendjen Kryepeshkopit Anastas për tolërimet që ishte detyruar të bënte ndaj strukturave katolike, protestande, ungjillore e të tjerë në territorin e Mitropolisë së Gjirokastrës, veçanërisht në zonën e Bregdetit. Një pasiojë e parë e këtij tolerimi është fshati i Shen Ilisë përballë Butrintit me banorë katolikë e myslimanë nga Veriu i vendit. U ngrit nga struktura katolike fil pas ngjarjeve të 1997. Në majën e kodrës ku u ngrit ky fshat ishte një kryq i madhë ortodoks i cili u rezua paraprakisht me dhunë.

Pak para vizitës së Papës në Shqipëri, shtator 2014, nga “analistë” politikë shumë afër grupit të skenarit të tanishëm, pati analiza në medja ku ortodoksia shqiptare identifikohej me strukturat ortodokse te shekullit XIV-XV që bënin aleanca me otomanët për të përballuar katolikët, ose shpallej më e rrezikshme se xhihadistët.

Ky demonizimi i kishës ortodokse shqiptare dhe identifikimi i qëllimshëm i saj me helenizmin, përdorët nga skenaristët për “memoralizimin” e Catalanos, po aq sa në favor të idesë për të krijuar pjedastele për simbole fiktive të një krenarie virtuale kombëtare, se sa për ta shkëputur Propagandën e re “Fide” nga kuadri strikt fetar, drejt një horizonti “laik” me perspektivë të qartë politike dhe gjeopolitike. Për institucionalizimin e këtyre zhvillimeve, skenaristët po abuzojnë me pushtetin (politik dhe monetar) që i motivon dhe, me po të njejtën metodoligji të përdorur për të rrezuar kishën, përgatiten të venë në rresht strukturat “shkencore”, për të thenë “me kopetencë” fjalën e tyre. Ata janë në origjinë ortodoksë, katolikë, muslimanë, që e harrojnë origjinën për të “vepruar” në emër të interesave të atdheut, interesa që në fakt i përcaktojnë interesa meskine të të tretëve. FUND

TEMA

SHKARKO APP