FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Pavarësisht motit të keq, qytetarët bashkohen në shesh: Dorëheqje e Ramës dhe qeveri teknike

Këtë të mërkurë mbahet protesta e 25 kundër kryeministrit Edi Rama. Edhe pse moti është me shi, nuk i ka ndalur qytetarët që të mblidhen në sheshin ”Skënderbej”. Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e pa negociueshme të kryeministrit. Revolta ka tejkaluar tashmë kauzën fillestare dhe është shndërruar në një lëvizje më të gjerë.

Protestuesit kanë artikualuar edhe 5 kërkesat e tyre, që janë dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, krijimi i një qeverie teknike tranzitore me mandat jo më pak se 12 muaj, ndryshime kushtetuese që do të miratohen me referendum, si dhe ndryshime në ligjin për financimin e partive politike.

Po ashtu, protestuesit kërkojnë kufizimin e ushtrimit të detyrës së kryeministrit në jo më shumë se dy mandate. Strukturat e Policisë së Shtetit kanë marrë masat për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë zhvillimit të protestës dhe marshimit në akset kryesore të kryeqytetit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?