Padia ndaj prokurorit Ols Dado, Erion Veliaj mbërrin në Gjykatën Administrative

Gjykata Administrative shqyrton padinë e kryebashkiakut Erion Veliaj ndaj prokurorit të SPAK, Ols Dado, i cili sipas tij ka marrë në 2008 emërimin si prokuror në shkelje të ligjit.

Sipas pretendimit të Veliajt, Dado nuk ka përfunduar Shkollën e Magjistraturës duke mos përmbushur kushtet për t’u kualifikuar si prokuror.

Plarent Ndreca është shprehur se pjesë e kësaj “harmonie institucionale” për të mos lejuar shqyrtimin në themel është bërë edhe KLP.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai thotë se nga vetë zhvillimi i procesit gjyqësor dhe provat e administruara deri tani, rezulton se Presidenti i Republikës, në momentin e dekretimit të Ols Dados si prokuror, nuk ka kryer verifikime reale mbi plotësimin e kushteve ligjore për emërimin e tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

Vetë Veliaj ka mbërritur në Gjykatën Administrative i shoqëruar nga forca të shumta policie.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?