Pagat e gjyqtarëve, Ministri Gogu: Vendos vetëm Kuvendi

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, deklaroi në Komisionin e Ligjeve se vonesa e Kuvendit për ndërhyrjen ligjore mbi pagat e gjyqtarëve nuk duhet të kthehet në përplasje mes pushteteve.

Gogu tha se afati i Kuvendit kishte përfunduar më 31 korrik, por theksoi se nisma e re synon të korrigjojë këtë vonesë, duke respektuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe kompetencat e Kuvendit.

“Kuvendi e humbi afatin, këtë një pjesë e juaja sapo e konstatoi, ishte më 31 korrik. Nuk ka nevojë të justifikohemi asnjëri. Jemi të hapur të mbajmë përgjegjësinë që duhet të kemi në këtë proces. Jam këtu për të mbështetur një nismë tuajën dhe mendoj se duhet vepruar me shpejtësi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ngarkesën e gushtit, që nuk është muaj seancash, e kanë mbajtur sekretaria gjyqësore, gjyqtarët e masave të sigurisë, nëpunësit gjyqësorë, nëpunësit e administratës, që nuk kanë asnjë lidhje me këtë projekt dhe janë jashtë kësaj mosmarrëveshjeje. Në lidhje me këtë, dua të shpreh edhe një keqardhje për ta.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dua të them një gjë shkoqur: Ju me të drejtë e ngritët vonesën e Kuvendit, që ishte vonesa e afatit. Por një gabim, i shtuar me një gabim të dytë, nuk barazon një ndreqje. Vonesa e Kuvendit nuk duhet të krijojë gabimin e përplasjes së pushteteve. Projekti që sillni ju sot bën një ndreqje të gabimit të krijuar nga një vonesë. Pyetja e debatit nuk është se sa duhet të marrë një gjyqtar, por se kush duhet të vendosë për formulën e pagës, jo vetëm të magjistratit.

Këtë nuk e them unë, por Gjykata Kushtetuese. E vendos Kuvendi dhe e vendos me ligj. Argumenti i palës tjetër ka qenë se mosveprimi i Kuvendit do të na lërë pa pasojat e Kushtetueses dhe heshtja e Kuvendit mund të zhbëjë vendimin e Kushtetueses. Ky ka qenë një argument dhe është serioz, nuk mund të banalizohet. Vendimi që kërkon ndërhyrjen e ligjvënësit meriton vetëm ligj. Mosveprimi i Kuvendit nuk mund të zgjidhet me marrje kompetencash dhe mënyra të tjera.

Arkitekturën kushtetuese nuk mund ta zhbëjmë sipas nevojës së çastit. Rregulli qëndron për të gjithë. Formula e një page qëndron mbi Kuvendin. Një pagë rëndon buxhetin e shtetit dhe kjo formulë qëndron mbi Kuvendin. Boshllëku ligjor i krijuar nuk mbushet me një kompetencë të re të krijuar me vrap, kush mbërrin atje më parë. Kompetenca është e Kuvendit dhe duhet të zbatohet, siç po bëni ju sot.

Nuk kam ardhur të mbroj asnjë numër, Ministria e Financave ka ndikimin e vet në lidhje me peshën në Buxhetin e Shtetit dhe zbatimin e vendimit të Kushtetueses. Dua ta mbyll me një mesazh. Kur ky Kuvend dhe të gjithë ju që jeni të pranishëm vendosët rregullat e reformës në drejtësi në 2016, ishin tre parime kryesore: Integriteti, llogaridhënia dhe efikasiteti.

Integriteti është realizuar me kosto të madhe institucionale. Pavarësia është mbrojtur çdo ditë dhe kjo e shtesës së pagave është një shembull. Llogaridhënia ka mbetur në letër dhe duhet parë me shumë vëmendje, sepse vlen për çdo pushtet. Pavarësia pa llogaridhënie rrëshqet drejt papërgjegjshmërisë.

Kjo jo prej njerëzve, por sepse çdo pushtet nuk mund të mbështetet tek aftësia për të korrigjuar veten. Nuk është qëndrim ndaj drejtësisë, por është projektuar një mur në atë shtëpi të drejtësisë, që sot mungon. Vendimet e Kushtetueses duhet të zbatohen, por duke respektuar njëkohësisht si atë çfarë ajo ka vendosur, por edhe rendin kushtetues të kompetencave”, u shpreh Gogu.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet liruar Erion Veliaj të drejtojë bashkinë nga zyra?

Ke arritur limitin e votimit.

Results

Po 2770 (65.1%)
Jo 1488 (34.9%)

Vota totale: 4258