Pagat e gjyqtarëve/ Rama: Në Shqipëri gjyqtari fillestar paguhet 500 euro më shumë se në Greqi
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me debatin për rritjen e pagave të gjyqtarëve.
Përmes një postimi në platformën X, Rama ka publikuar një tabelë që krahason pagat e gjyqtarëve në vende të ndryshme të rajonit. Sipas tij, një gjyqtar fillestar në Shqipëri paguhet rreth 500 euro më shumë se një koleg i tij në Greqi, duke e renditur Shqipërinë të dytën në rajon për nivelin e pagave, pas Rumanisë.
Në reagimin e tij, kryeministri i referohet gjithashtu vendimit për rritjen e mëtejshme të pagave të gjyqtarëve, duke argumentuar se kjo do ta thellonte diferencën me vendet e tjera të rajonit.
“Një gjykatës fillestar sot në Shqipëri merr 500 euro pagë më të lartë se kolegu në Greqi dhe, me vendimin e marrë, paga duhet të rritet 2000 euro më shumë në muaj se kolegu grek dhe 3000 euro më shumë se kolegu në Malin e Zi”, shkruan Rama.

KOHA JONË SONDAZH

