Pagat e gjyqtarëve, Sulo: Thelbi është rritja me 78 mijë lekë, por Rama ka të drejtë për kompetencat

Çështja e rritjes së pagave të gjyqtarëve, që ka sjellë debat mes kryeministrit Edi Rama dhe sistemit të drejtësisë. Analisti Arjon Sulo theksoi se në thelb bëhet fjalë për një rritje prej 78 mijë lekësh, të kërkuar nga gjyqtarët në bazë të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe reformës në drejtësi.

“Nuk ka 3600 euro. I gjithë thelbi i debatit është për 780 mijë lekë të vjetra rritje, sepse është referenca e pagës që kërkohet të merret. Gjykatësit thonë që, sipas ligjeve që nga 2016, bazohen në vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe reformës në drejtësi. Reforma në drejtësi i ka rivlerësuar pagat e gjyqtarëve”,-u shpreh Sulo.

Për të kryeministri Rama ka të drejtë në argumentin se gjyqtarët nuk mund të caktojnë vetë pagën e tyre, pasi kjo është kompetencë e qeverisë dhe parlamentit.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Gjykatësit mund të kërkojnë shfuqizimin e vendimit të qeverisë dhe ligjit të parlamentit, por nuk mund ta caktojnë vetë pagën e tyre. Është kompetencë e qeverisë dhe parlamentit”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka të drejtë Trumpi për Groenlandën?