Pagat e magjistratëve/ Rama: Të gjithë duhet të respektojnë Kushtetutën, askush s’mund të kërcënojë askënd

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për debatin mbi pagat e magjistratëve, këtë herë përmes një lidhjeje direkte në Facebook, pas dy reagimeve të mëparshme në platformën X.

Rama e cilësoi atmosferën e krijuar nga përplasja mes pushteteve për pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve si “shqetësuese”, “të shëmtuar” dhe “vulgare”. Sipas tij, para marrjes së vendimeve duhej të ishte zhvilluar një proces dialogu dhe konsultimi mes institucioneve.

Kryeministri kritikoi mënyrën se si strukturat drejtuese të sistemit gjyqësor kanë vepruar lidhur me pagat, duke theksuar se edhe nëse gjyqtarët kanë të drejtë të kërkojnë rritje, kjo nuk duhet të bëhet përmes presionit apo kërcënimeve ndaj institucioneve të tjera.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rama tha se vendimi për pagat nuk duhet të shërbejë si shembull për mënyrën se si kërkohet drejtësia, duke argumentuar se institucionet duhet të ndjekin hapat ligjorë dhe të komunikojnë përpara se të marrin vendime që mund të krijojnë përplasje.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai theksoi se qeveria dhe Kuvendi nuk kanë ndërmend të mos respektojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe se do të ndjekin rrugën që, sipas tyre, është e përshtatshme për t’iu përgjigjur kërkesave për pagat.

Në reagimin e tij, Rama përdori edhe shprehjen “vetë Zot, vetë Shkop”, duke kritikuar vendimin e marrë nga strukturat gjyqësore dhe duke pyetur nëse kjo është mënyra e duhur për të kërkuar të drejtën.

Në fund, kryeministri u shpreh se institucionet duhet të respektojnë njëra-tjetrën dhe se askush nuk duhet të kërcënojë pushtetet e tjera të pavarura, përfshirë atë ekzekutiv dhe legjislativ.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet liruar Erion Veliaj të drejtojë bashkinë nga zyra?

Ke arritur limitin e votimit.

Results

Po 2703 (65.1%)
Jo 1452 (34.9%)

Vota totale: 4155