Paisja sjell në jetë njerëzit në koma vetëm për një javë

Një paisje elektike mund të sjellë në jetë njerëzit në koma për një javë.

Shkencëtarët kanë arritur rizgjojnë dy pacientë nga koma me anë të një stimulimi të trurit që ata të arrijnë të komunikojnë me familjet e tyre.

Dy njerëz në gjendje kome iu nënshtruan një procedure të quajtur “stimulimi i thellë i trurit”, tDCS, me anë të së cilës disa elektroda vendosen në kokë për të stimuluar zona të synuara në tru, ka njoftuar New Scientist. Pacientët kanë qenë në gjendje që të reagonin dhe të tregonin shenja të vetëdijes.

Efekti zgjati deri në një javë por ata nuk mund të flisnin apo lëviznin muskujt e tyre, sipas studiuesve në Universitetin e Liege në  Belgjikë.

Ky zbulim mund të jetë një hap i madh shprese për njerëzit e familjeve në koma. Ekspertët thanë se metoda mund të zhvillohet gjithashtu për pacientët të cilët kanë çrregullime të komunikimit.

SHKARKO APP