Paketa e Maleve, Rama: Brenda muajit tetor të kemi të gjitha hartat

Kryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm në prezantimin e paketës me paketën e maleve. Rama u ka bërë thirrje kryebashkiakëve që të ngrenë task force, në mënyrë që të ndihmojnë personat e interesuar për paketën e maleve, lidhur me dokumentacionin.

Rama deklaroi se brenda muajit tetor, do duhet të jenë të gjitha hartat.

“Duhet bërë urgjent harta, të ngrini një Task Forcë në çdo bashki. 500 të parët që do marrin kontratën, për 10 vjet nuk do paguajë asnjë lloj takse. Por duhet t’i ndihmoni që të jenë te 500 të parët. Duhet t’i rrini në gatishmëri. Kriteri i parë, sa do kontribuosh në rritjen ekonomike të vendit. Nuk mund të jetë historia, mblidh të ardhura përmes taksave, shpërndaji dhe pastaj kërko më shumë të ardhura. Bashkitë duhen të jenë pararojë për të krijuar të ardhura në ekonomi. Ky është një nga instrumentet, rritje ekonomike në nivel vendor. Pastaj kanë kontribut edhe në ekonominë në nivel kombëtar. Kjo vlen për të gjithë, edhe për Benet Becin, që ishte promotor, por nuk e shoh këtu. Nuk ka ardhur akoma harta. Të paktën, edhe Memaliaj, edhe Fushë Arrëzi, nuk na kanë sjellë gjë, ju kanë shpëtuar nga pozita e vështirë. Si majtas, si djathtas, flenë gjumë. Zgjohuni nga gjumi, brenda muajit tetor, të vijnë hartat”, theksoi Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?