Paketa e masave: Makinat që nuk rrezikojnë bllokimin, pas janarit 2016
Pavarësisht nga viti i prodhimit, ato makina të cilat kryejnë rregullisht serviset dhe nuk ndotin ambientin do të vazhdojnë të jenë në qarkullim.
Ministria e Mjedisit ka sqaruar paketën e masave për të ulur nivelin e ndotjes, që hyn në fuqi nga 1 korriku 2016.
Sipas ekspertëve, makinat që pajisen me katalizator dhe janë të mirëmbajtura, normalisht do kalojnë testin e kolaudimit.
“Duke qenë se Ministria e Mjedisit ka bashkëpunuar me Ministrinë e Transporteve për këtë fushë ku Ministria e Mjedisit ka qenë në krye të grupit të punës në proceset paraprake të paketës së masave parandaluese për nivelin e gazrave sot jemi në një situatë ku Ministria e Transportit ka filluar zbatimin e këtij procesi qysh në Mars 2015″- thotë këshilltarja e Ministrit të Mjedisit, Ana Kekezi.
Kjo paketë masash bëhet e përputhshme 100% me direktivat e BE-se në fazën e tretë dhe përfundimtare duke filluar nga 1 Korrik 2016.
“Ka një keqperceptim kur flasim për mjetet që duhet të jenë në qarkullim me Euro. Kjo nuk ka lidhje me vitin e prodhimit. Çdo makinë nëse ka shërbimet e duhura, pajisen me katalizator dhe janë të mirëmbajtura e kanë kontrolle rigoroze në servise nga qytetarët, mund të qarkullojnë dhe të kalojnë testin e kolaudimit. Sot në botë qarkullojnë lirisht makina Vintage (të viteve 50 e 60)”, – thotë ajo.