Paketa fiskale 2015, efekti në buxhet 10 miliardë lekë
Efekti pozitiv në të ardhurat e buxhetit të shtetit nga rritja e akcizës së cigareve, për vitin 2015, do të jetë rreth 3.4 miliardë lekë dhe 600 milionë lekë nga TVSH-ja. Ndërsa efekti në të ardhura për rritjen e taksës për duhanin me të dredhur është 200 milionë lekë për vitin e ardhshëm.
Për vitin 2015 është parashikuar të ndryshojnë edhe disa zëra të Tatimit mbi të Ardhurat Personale (TAP). Sipas draftit të përgatitur nga Ministria e Financave, të ardhurat e qytetarëve, veç pagave, do të taksohen me 15%. Po ashtu, me 15% do të taksohen edhe depozitat, dhuratat, të ardhurat nga lojërat e fatit dhe qiratë. Gjithashtu, pritet të vendoset 2% taksë për të ardhurat e kompanisë koncesionare të autostradës Durrës-Kukës. Po ashtu, do të vendosjet TVSH mbi ndërtesat e reja, përfshirë vlerën e tokës. Një nga taksat nacionale që do të rritet është ajo e qarkullimit që mbahet në çmimin e karburantit. Aktualisht kjo taksë është 17 lekë për litër, por pritet që vitin e ardhshëm të jetë 27 lekë, pa përfshirë këtu TVSH-në (Tatimin mbi Vlerën e Shtuar), qe e rrit edhe me 5.4 lekë. Pra, rritja mund të jetë 120 lekë për litër. Ndërkohë, përjashtohet nga TVSH-ja sigurimi i automjeteve. Ministria e Financave parashikon uljen e taksave për sektorin e peshkimit, bujqësisë dhe fasonit dhe uljen e tarifave doganore për disa artikuj ushqimorë.