Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 25 Nëntor 2026, 08:39 Tirana mirëpret Konferencën e Dytë të Investimeve BE – Ballkani Perëndimor Sot Tirana mirëpret Konferencën e Dytë të Investimeve BE – Ballkani Perëndimor, ku mblidhen mbi 600 investitorë, nga Europa e rajoni, si edhe disa…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Elisa Spiropali
  • PD
  • Protesta
  • Buxheti 2027
  • Futbolli
  • Gjyqësori
  • Serbia
  • Superhëna
Lajmet e fundit
Në trend
  • Elisa Spiropali
  • PD
  • Protesta
  • Buxheti 2027
  • Futbolli
  • Gjyqësori
  • Serbia
  • Superhëna
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Pakt me Berishën? Rama: Sa më shumë bashkëpunoj, aq më shumë thellohet diferenca mes PS dhe të ashtuquajturës opozitë

Lajme E martë, 26 Maj 2026 19:43
Pakt me Berishën? Rama: Sa më shumë bashkëpunoj, aq më shumë thellohet diferenca mes PS dhe të ashtuquajturës opozitë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kryeministri Rama ditën e sotme ndodhet në Bruksel, ku po merr pjesë në Konferencën Ndërqeveritare, që mes diskutimeve ka edhe procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Nga Belgjika, në një intervistë ekskluzive për gazetarin e Top Channel, Rama ka komentuar përparimet e Shqipërisë në procesin e integrimit në BE, ku nënvizon suksesin sa i përket piketave hapëse dhe shpjegon procesin që vendin e pret në vijim.
Ai u pyet edhe në lidhje me marrëdhënien me opozitën, ku mohoi në mënyrën e tij çdo marrëveshje të aluduar, duke e argumentuar me thellimin e diferencave pas çdo procesi zgjedhor.

Çfarë do të thotë për Shqipërinë ky moment i sotëm i nisjes së mbylljes së kapitujve?

Është një stacion jashtëzakonisht i rëndësishëm. Është momenti i kthesës së fortë të procesit, kur pasi janë hapur të gjithë kapitujt e negociatave dhe është bërë një analizë shumë e imët e të gjitha fushave ku përfshihen negociatat, vendet anëtare kanë dhënë dritën jeshile për të vazhduar me piketa mbyllëse. Pra, ishin piketat hapëse, u hapën gjithë kapitujt, tani kemi filluar me piketat mbyllëse, që përkthehet me mbylljen e kapitujve.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Për nisjen e fazës përmbyllëse të kapitujve me BE, si arritët të kapërcenit disa kërkesa strikte të Gjermanisë apo ndonjë vendi tjetër të arritur deri këtu?

Ka pasur shumë spekulime, gojëdhëna e thashetheme për këtë proces, të motivuara politikisht. Ka qenë një proces ecejakesh mes komisionit dhe vendeve anëtare. Tashmë kemi dritën jeshile për të vijuar me mbylljen e kapitujve.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Z.Kryeministër, sot po flasim për fazën përmbyllëse të negociatave. Çfarë do të thotë konkretisht kjo për qytetarët shqiptarë dhe sa afër është realisht anëtarësimi i plotë?

Mund t'ju interesojë

Tirana mirëpret Konferencën e Dytë të Investimeve BE – Ballkani Perëndimor

Tirana mirëpret Konferencën e Dytë të Investimeve BE – Ballkani Perëndimor

Para 19 minutash
Ministri Nufi: Asnjë sulm ndaj Rusisë nga territori shqiptar, pjesë e një fushate dezinformimi

Ministri Nufi: Asnjë sulm ndaj Rusisë nga territori shqiptar, pjesë e një fushate dezin...

Para 11 orësh
Sot u përjashtua edhe nga grupi i PS, analistët tregojnë çfarë fshihet pas pakënaqësive Spiropali-Rama

Sot u përjashtua edhe nga grupi i PS, analistët tregojnë çfarë fshihet pas pakënaqësive...

Para 11 orësh

Anëtarësimi nuk ka qenë kurrë më afër dhe më e rëndësishme është se deri më tani që flasim jemi brenda kalendarit të dakordësuar me KE dhe ky është një konfirmim absolutisht inkurajues. Është padiskutim lajm shumë i mirë për Shqipërinë dhe shqiptarët, sepse sa më afër ne shkojmë drejt majës, ku kemi amanetin të mbërrijmë, por edhe misionin, aq më pranë shqiptarët gjenden në momentin kur do të pajisen me pasaportën europiane dhe do të jenë pjesëtarë të familjes së madhe europiane, çka ka një vlerë të gjithanshme për çdo qytetar të Republikës së Shqipërisë, brenda apo jashtë saj.

A është sot 2030 një afat realist për anëtarësimin e Shqipërisë në BE apo ende varet nga dinamika politike brenda unionit?

Gjithçka dhe gjithmonë varët nga dinamikat politike të Unionit dhe për sa kohë këto janë në favorin tonë, ne duhet të vrapojmë siç po e bëjmë, të kryejmë detyrat siç po i kryejmë, të jemi të suksesshëm siç po jemi dhe nga ana tjetër ta kthejmë gjithë këtë proces, jo vetëm garanci për shqiptarët dhe Shqipërinë vendin, por edhe për përfitim sot. Mbi të gjitha, me një fjali të vetme, ky moment është vendosja e një vule kuptimplotë për atë që është Shqipëria sot; një histori suksesi në rrugën për anëtarësimin në BE.

Në raportin e IBAR, vendet anëtare insistojnë te lufta kundër korrupsionit në nivelet e larta. Ndërsa opozita thotë se janë shtuar kushtet për Shqipërinë. Çfarë garancie jepni se kapitujt do mbyllen në fund të 2027-ës dhe anëtarësimi i plotë në 2030?

Ky është një proces përmbushjesh të të gjitha kushteve që duhen plotësuar për të qenë vend anëtar i BE. Këtu nuk bëhet fjalë për shtim kushtesh apo ulje të numrit të tyre. Bëhet fjalë për një kornizë tërësore kushtesh, të cilat nënkuptojnë detyra shtëpie që duhen bërë.

Nuk ka shtim kushtesh, për më tepër pastaj kur vjen puna për piketat përmbyllëse vendet anëtare praktikisht dakordësojnë ose jo me Komisionin. Ndërkohë që gjuha e raportit është një gjuhë ku vendet anëtare vendosin thekset e caktuara për ta fokusuar vendin përkatës dhe njëkohësisht edhe për nënvizuar se çfarë presim prej këtij vendi. Kjo është gjëja më normale në këtë proces dhe kush i ka lexuar këto rrugëtime të atyre që e kanë ndjekur më parë këtë rrugë dhe kush i sheh sot edhe brenda BE dinamikat që lidhen me shtetin e së drejtës, sundimin e ligjit, antikorrupsionin, e ka shumë të qartë se kjo është një histori e të qenit pjesë e kësaj familjeje.

Ne jemi shumë të motivuar sot dhe shumë të energjizuar nga ky moment jashtëzakonisht i rëndësishëm, sepse kemi kapërcyer në kohë rekord, si asnjë vend tjetër në këtë proces, një mal të tërë me detyra. Tani na pret mali tjetër, që është edhe i fundit, ai i detyrave të lidhura me mbylljen e kapitujve.

Opozita fillimisht tha se procesi ishte bllokuar për shkak se mazhoranca nuk votoi për arrestimin e zv.kryeministres Balluku, por ditët e fundit bashkoi votat me ju për miratimin e një rezolute të përbashkët për integrimin. Si e shihni këtë lëvizje të tyre dhe si ju përgjigjeni zërave se ju dhe Berisha jeni në marrëveshje?

Nëse do të thosha atë që më vjen të them, edhe pse prej ditës që është mbyllur fushata kam refuzuar edhe me veten time që të hyj në komente lidhur me palën tjetër dhe sidomos me shishen, etiketën dhe vetë produktin që mban shishja e palës tjetër, atëherë do të thosha se nëse ky është bashkëpunim, është një bashkëpunim absolutisht i paparë në historinë e politikës botërore nga ana ime, sepse sa më shumë unë bashkëpunoj, aq më shume thellohet distanca mes PD dhe të ashtuquajturës opozitë, që është vërtet në një agoni të vajtueshme.

Ju keni qenë kryeministri që ka negociuar hapjen dhe avancimin e procesit. A e konsideroni integrimin europian projektin tuaj më të rëndësishëm politik?

Integrimi nuk është projekti im, është misioni historik i shqiptarëve dhe gjithë atyre që e kanë dëshiruar që Shqipëria t’i përkasë botës që dielli lind andej nga perëndon, kështu që unë e konsideroj fat dhe privilegj që më ra mua dhe PS në këtë fazë të historisë së vendit, barra dhe njëkohësisht edhe mundësia për ta çuar këtë proces drejt kurorëzimit. Nuk do lëmë gur pa luajtur që t’ia dalim, gjithmonë me besim dhe duke punuar me vetëdije se çdo hap që ne hedhim në këtë rrugë nuk është një hap për të ikur nga Shqipëria dhe për të shkuar në Bruksel, Berlin, Paris a Romë, por një hap që e hedhim për ta ndërtuar brenda 28 mijë kilometrash katrorë të Republikës sonë shtetin europian të shqiptarëve.

Etiketat e lidhura

rama
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Tirana mirëpret Konferencën e Dytë të Investimeve BE – Ballkani Perëndimor
Para 19 minutash

Tirana mirëpret Konferencën e Dytë të Investimeve BE – Ballkani Perëndimor

Japonia synon fuqinë e tretë në inteligjencën artificiale
Para 57 minutash

Japonia synon fuqinë e tretë në inteligjencën artificiale

Kursi i këmbimit: euro 89.2 lekë, dollari 81.1 lekë
Para 2 orësh

Kursi i këmbimit: euro 89.2 lekë, dollari 81.1 lekë

Horoskopi i ditës, e mërkurë 25 nëntor
Para 2 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 25 nëntor

Më të lexuarat

1 Grupi i PS zbret në 81 deputetë, Elisa Spiropali reagon pas përjashtimit
Para 11 orësh

Grupi i PS zbret në 81 deputetë, Elisa Spiropali reagon pas përjashtimit

2 Horoskopi i ditës, e mërkurë 25 nëntor
Para 2 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 25 nëntor

3 Sot u përjashtua edhe nga grupi i PS, analistët tregojnë çfarë fshihet pas pakënaqësive Spiropali-Rama
Para 11 orësh

Sot u përjashtua edhe nga grupi i PS, analistët tregojnë çfarë fshihet pas pakënaqësive Spiropali-Rama

4 Si hynë serbët e Vojvodinës në varrezat katolike në Shkodër?
Para 16 orësh

Si hynë serbët e Vojvodinës në varrezat katolike në Shkodër?

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.