Pakujdesia, vdes foshja 11-muajshe në një çerdhe të Librazhdit

dhe papritur e gëlltiti tullumbacen, ndërsa edukatoret e nisën menjëherë pas ngajrjes drejt spitalit. Por mjekët konstatuan se vajza e vogël kishte mbërritur pa shenja jete atje, sepse i ishte bllokuar frymëmarrja. Drejtori i spitalit të Librazhdit, Kujtim Albrahimi konfirmoi se vogëlushja kishte mbërritur në urgjencë, pa asnjë shenjë jete. “Vajza 11-muajshe mbërriti e vdekur në spital. Ekspertiza mjeko-ligjore erdhi nga Tirana. Vajza kishte sende të huaja në rrugët e frymëmarrjes, por ekspertët nuk na treguan se për çfarë sendi bëhej fjalë”- deklaroi drejtori i spitalit. Policia shoqëroi në komisariat drejtoreshën e çerdhes, Lindita Deda, si dhe dy edukatoret Shpresa Koçi dhe Filloreta Blloshmi, derisa të sqarohet ngjarja dhe përgjegjësinë që ato kanë pasur mbi këtë rast.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?