Pallati i Sportit në Korçë, Rama poston fotot: Ka nisur puna për transformimin e tij
Pallati i Sportit “Tamara Nikolla” në Korçë i është nënshtruar rikonstruksionit dhe pritet të kthehet në një hapësirë funksionale për ekipet sportive dhe komunitetin. Kryeministri Edi Rama ka postuar pamje sesi do të jetë Pallati i Sportit në Korçë, ndërsa u shpreh se ka nisur puna për transformimin e tij.
Sipas Ramës, “Korça pritet të shpallet Qyteti Europian i Sportit për vitin 2026, falë vëmendjes së madhe që i ka kushtuar programeve stimuluese për sportin amator dhe atë profesionist, si edhe projekteve madhore që synojnë përmirësimin e infrastrukturës sportive”. Përmes këtij investimi, Pallati i Sportit në Korçë do të kthehet në një hapësirë funksionale për ekipet sportive dhe komunitetin, duke ofruar mundësi të shkëlqyera për organizimin e aktiviteteve dhe garave sportive ndërkombëtare, sipas standardeve bashkëkohore.
Ky projekt do të sjellë shtim të hapësirave dhe kushteve teknike bazuar mbi standarde kombëtare dhe ndërkombëtare duke iu referuar normativave të kërkuara nga FIBA (Federata Ndërkombëtare e Basketbollit) dhe FIVB (Federata Ndërkombëtare e Volejbollit), si pajisjet, instalimet dhe çdo gjë që lidhet me përmirësimin e komoditetit termik, akustik, sigurinë ndaj zjarrit etj.
KOHA JONË SONDAZH

