Pamje mahnitëse nga Dardha, fshati turistik i veshur me të bardha. Ja porosia për shoferët

Dardha dhe zona të tjera malorë në Korçë janë mbuluar nga bora. Gazetarja Lorena Kodra raportoi për “BalkanWeb” se që prej mëngjesit të sotëm, qarku i Korçës është përfshirë nga reshje intensive të borës në lartësi mbi 1200 metra.

Në Dardhë trashësia e borës ka arritur në 20 cm ndërkohë që këshillohet që qarkullimi i mjeteve të bëhet me zinxhirë për të arritur në destinacionin e preferuar të tyre, ndërsa akset e tjera janë të kalueshme dhe pa probleme. Në zonat e tjera të qarkut bëhet e ditur se trashësia shkon deri në 10 cm.

Pamje mahnitëse nga Dardha, fshati turistik i veshur me të bardha. Ja porosia për shoferët

SHKARKO APP