Pamje nga droni, Krokodili gjigand lundron mbi oqean me një derr në gojë

Një dron mbi oqean ka filmuar disa pamje mahnitëse, ku duket një krokodil  gjigand  duke lundruar më një derr në gojë.

Kjo ishte një video e pazakontë në fakt, pasi këto pamje rralhë herë kapen.

Krokodili fillimisht shihet si një hije e  errët nën ujë, por pasi doli në sipërfaqe  u zbulua se ai kishte nje derr të ngordhur në gojën e tij.  Kjo video  është kapur në brigjet e Baia në Guinean e Re dhe me pas u publikua në You Tube.

Ky krokodil kishte jetuar afër një fshati të vogël në Baia, në pjesën lindore të Britanisë së Re, gjatë dy viteve të fundit. Ai sa herë që është i uritur mer derrat dhe qentë nga fshati dhe i han. Autori i kësaj videoje thotë se  ka qenë mjaftueshëm më fat, për të kapur më kamerën e dronit momentin kur  korkodili vodhi një derr dhe ishte duke bërë rrugën për në shtëpinë  e tij”. 

SHKARKO APP