Panairi Artizanal në Tiranë, ekspozohen mbi 200 punime me dorë
Në kryeqytet, pej dy ditësh, pranë Piramidës është çelur Panairi i Artizanatit shqiptar, ku marrin pjesë rreth 40 biznese nga treva të ndryshme të vendit, por edhe më gjerë, nga Kosova e Mali i Zi, të cilat prezantojnë qindra punime artizanale të punuara me dorë nga gratë dhe vajzat shqiptare të këtyre zonave. Panairi shihet mundësi për të rikthyer traditën shqiptare dhe për të nxitur interesin ndaj këtyre produkteve. Ekspozitës së artizanatit, nuk i mungojnë as punimet zbukuruese të drurit. Megjithëse vend kryesorë zënë sixhadet, mbulesat etj, me fije leshi dhe pambuku. Punimet e tyre janë të ndryshme, të bukura dhe të kërkuara për qytetarët, por femrat artizane bashkohen në të njëjtën problematikë, mungesën e tregut për t’i shitur ato. Panairi Kombëtar i Artizanatit i organizuar nga Agjencia e Biznesit Social dhe Ministria e Mirëqenies Sociale do të jetë i hapur edhe gjatë ditës së mërkurë. Ky sektor punëson qindra gra dhe vajza në zona të ndryshme të vendit. Por janë të punësuar në këtë sektor, edhe meshkuj