Panairi i prodhimeve buqjësore, Panariti-fermerëve: Mos lini asnjë pëllëmbë tokë pa punuar!

Shumë nga emigranët shqiptarë, në Greqi, merren me buqjësi. Emigrantët shqiptarë nga zonat rurale, preferojnë të lënë tokat e tyre pa punuar, për të punuar tokat greke në emigracion. Sakaq, ato pak kantina vere që ekzistojnë në vendin tonë, për shkak të prodhimit të paktë të rrushit në vend, lëndën e parë e importojnë nga Maqedonia, Greqia, apo vendet e tjera fqinje. Në këto kushte, edhe pse duket se emigrantët fitojnë më shumë me punën që bëjnë jashtë, humbja është shumë herë më e e madhe për ekonominë e vendit tonë. Kërkohen politike shtetërore, që kanë munguar deri tani, për të ndryshuar këtë gjendje, për të shtuar prodhimin vendas.

Një panair brenda ambienteve të Ministrisë së Bujqësisë dhe Ushqimit është mbajtur sot, me qëllim për të promovuar prodhimet bujqësore shqiptare. Shumë nga fermerët shqiptarë kanë pak tokë bujqësore nën zotërim, dhe janë të rrallë ata shqiptarë që kanë mundësi investimi, që preferojnë të investojnë në Bujqësi. Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, ftoi fermerët të mos lënë djerrë asnjë centimetër tokë. Problem mbetet tregu, edhe për ata që arrijnë të prodhojnë me tepër produkte bujqësore. Për të rritur eksportet, ministir u kujtoi se duhet të përdorin teklologji më të mira.  Vetëm në këtë mënyrë, sipas tij, mund të rriten prodhimet dhe eksportet. Edhe kryeministri Edi Rama është shprehur më herët se Bujqësia si sektor, krijon shumë mundësi punësimi për shqiptarët. Të njëjtën gjë evidentoi në këtë panair edhe s zëvenedëskryeministri, Niko Peleshi. Për të  motivuar prodhuesit dhe fermerët, Ministri i Bujqësisë vlerësoi disa prej verërave më të mira në vend.  Shembulli do të jepet me prodhime nga vetë Ministria. Fabrikat e verës në vendin tonë e marrin lëndë e parë në tregjet e vendeve fqinje, për faktin se rrushi nuk kultivohet më si më parë dhe kjo ka sjellë edhe uljen e cilësisë. E njëjta gjë ndodh edhe me produkte të tjera, si duhani.  

SHKARKO APP