Panariti: Çmimi i vezëve do të mbahet nën kontroll
çmimeve të këtij produkti të shportës. Sipas tij, ka pasur spekulime sikur veza ka fluturuar në 300 lekë për kokërr, gjë që nuk është absolutisht e vërtetë. Prandaj kërkoi që të bëhet transparent çmimi i shumicës, çmimet me të cilat ata prodhojnë, e në këtë mënyrë, sipas tij, do jemi në gjendje që të kontrollojë edhe të gjithë zinxhirin e shitësve me pakicë, derisa malli shkon tek konsumatori. “Ajo që është më kryesorja, është se industria e prodhimit të vezëve përgatitet që të fusë sa më shpejt në treg, një kontigjent të ri pulash, tashmë janë zoga, por për dy-tre muaj , siç edhe më dhanë garancinë prodhuesit e industrisë do të futen në prodhim, do të rrisin ofertën, do të rrisin cilësinë e vezëve të freskëta që do të hyjnë në treg dhe kjo do të ketë padyshim edhe ndikim në çmim”, tha mes të tjerash Panariti. Duke përfunduar se kërkoi me insistim nga prodhuesit që çmimet e vezëve të jenë transparente dhe të favorshme për konsumatorin.