Panariti: Standardet e sigurisë ushqimore, garanci për rritjen e besimit të konsumatorëve

Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave Edmond Panariti mori pjesë në ceremoninë e organizuar sot në Tiranë me rastin e përfundimit të Projektit IPA 2009, “Konsolidimi i sigurisë ushqimore në Shqiperi”, në ambjentet e reja të Drejtorisë Rajonale të AKU-së, Tiranë, financuar nga Projekti IPA 2010. Në fjalën e mbajtur me këtë rast, ministri Panariti vuri në dukje politikat dhe reformimin që po ndërmerr kontrolli ushqimor në vendin tonë duke ndjekur modelin e vendeve të Bashkimit Evropian. Sipas tij, tashëmë është koha që të mos operohet më me standardet e vjetra, të cilat nuk i përgjigjen më kërkesave të sigurisë dhe cilësisë. Ai tha se Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, përmes modernizimit të infrastrukturës së AKU-së, synon të inkurajojë agrobiznesin dhe prodhuesit vendas që të adoptojnë standardet bashkohore, duke i bërë kështfu prodhimet e tyre konkurruse jo vetëm për konsumatorët vendas por dhe tregjet e huaja. Kreu i bujqësisë, duke vlerësuar kontributin e BE-së në mbështetjen që po jep për këtë sektor, u shpreh optimist se, intergimi i standarteve ushqimore shqiptare sipas BE-së, do të jetë i shpejtë.

SHKARKO APP