Panariti: Synim rritja deri në 5%, zgjerim i eksporteve në BE
Bujqësia pritet të ketë një rritje më të lartë gjatë 2015. Sipas ministrit të Bujqësisë Edmond Panariti të dhënat tregojnë se gjatë këtij viti rritja e këtij sektori do të jetë 5% nga 3 % që ishte gjatë vitit që lamë pas. Më shumë vëmendje gjatë 2015 do ti kushtohet edhe rritjes së eksporteve sidomos në vendet e BE-së.
“Rritja pa dyshim do të jetë ende më e lartë. Ne kemi ambicjen që prodhimi bujqësor të rritet mbi 5 % nga 3% që u rrit. Ndërsa përsa i përket eksportit ne kemi ambicje edhe më të mëdha, pasi ne po eksplorojmë edhe tregjet të reja ,përvec trgjeve të rajonit. Ambicja jonë është të futemi në tregjet e BE”, tha Panariti.
Një ndër problemet e bujqësisë shqiptare është përmbytja e tokave nga reshjet e shiut e pikërisht për këtë ministri Panariti deklaroi se për 2015 do të dyfishohen fondet për kullimin e tokave.
“Ky problem ka dy anë, ka anënë e shtimit të përpjekjeve tona për zgjerimin e rrjetit së kanaleve kulluese dhe nga ana tjetër ka cështjen e mirëadministrimit”, u shpreh ministri Panariti.
Gjatë vitit që lamë pas sektori i bujqësisë u ndesh me një sërë vështirësish siç ishin përmbytjet, sëmundjet të bimëve dhe kafshëve por edhe probleme me eskportin dhe importin e produkteve.