Panik në Itali/ 7 mijë persona në karantinë brenda anijes, dyshohet për një çift kinez me koronavirus
Një anije italiane me 7 mijë persona në bord është ndaluar, pasi brenda saj ndodhet një çift që dyshohet se janë prekur nga koronavirusi.
Ata janë izoluar në spitalin e një anije kroçierë, të ankoruar në portin e Civitaveçhia. Burrë e grua nga Kina, të cilët kanë shfaqur probleme me frymëmarrjen dhe kishin temperaturë të lartë, aktualisht janë nën mbikëqyrjen e mjekëve, të cilët po realizojnë disa teste për të verifikuar nëse bëhet fjalë për koronavirus.
Pasagjerët e tjerë në anijet turistike, rreth 7000, për momentin nuk mund të zbresin prej saj. Çifti hipi në kroçierë në Savona, disa ditë më parë dhe kishte mbërritur në Itali në 25 janar.
Gjatë turit të saj anija kishte ndaluar në Marsejë, Barcelonë, Palma De Mallorca. Për të kontrolluar situatën brenda portit ka ndërhyrë dhe kapitaneria.