Pankarta u shkëput nga podiumi teksa po fliste, batuta e Ramës: Nëse kishit nevojë për ilustrim të krizës…
Lajme E Hënë, 13 Tetor 2025 13:58
Kreu i qeverisë, Edi Rama, u përball me një incident të vogël, kur një pjesë e pankartës para mikrofonave u shkëput, teksa po mbante fjalën e tij në Forumin e Investimeve BE-Ballkani Perëndimor.
Ndërsa po mundohej që ta vinte në vendin ku ishte, Rama e kaloi këtë moment me batutë dhe sportivitet.
“Nëse kishit nevojë për ilustrimin e krizës, sapo e patë”, tha Rama me humor, ndërsa edhe në sallë shpërtheu e qeshura.
KOHA JONË SONDAZH

