Papandreu përçan Pasokun

Pak para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Greqi, ish-kreu i qeverisë greke bën të ditur krijimin e një partie të re të majtë. Ky hap zemëron socialistët grekë.

Përçahet Pasoku. Ish-kreu i qeverisë greke, Papandreu prezanton të shtunën emrat dhe programin e partisë së tij të re, në muzeun Benaki në Athinë, bën të ditur agjencia e lajmeve Ana. Që të premten Papandreu bëri të ditur krijimin e një lëvizjeje të re të majtë, me qëllim nxerrjen e vendit nga kriza. "Vit i ri, fillim i ri", bëri të ditur Papandreu në faqen e tij të internetit. "Ka ardhur momenti…() që së bashku të ngremë një shtëpi të re politike, e cila mban brenda parime tona progresive."

Papandreu kërkon me partinë e tij që pas zgjedhjeve të luftojë që Greqia ta mbyllë përfundimisht kapitullin e krizës. Kongresi i parë i "lëvizjes së re, që ndjek parimet e demokracisë, socializmit dhe zhvillimit të qëndrueshëm do të bëhet pas zgjedhjeve", thotë ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pasok,reagime të zemëruara

Swiss Digital Mobile Reklama

 

Me këtë deklaratë Papandreu përçan lëvizjen panhelenike socialiste, të cilën e themeloi në vitin 1974, babai i tij, Andreas Papandreu, e cila qeverisi vendin më shumë se 20 vjet. Themelimi i një partie të re bëhet tre javë para zgjedhjeve parlamentare në Greqi më 25 janar. Zgjedhjet e parakohshme u bënë të nevojshme pas dështimit të parlamentit grek për zgjedhjen e presidentit të ri në tre raunde zgjedhore. Reagimet nga partia e Papandreut janë të zemëruara për "këtë veprim politik absurd të 62 vjeçarit, që e përçan prtinë dhe i shërben vetëm interesave të Papandreut. Një zëdhënëse e Pasokut e cilësoi këtë veprim të ish-kreut të qeverisë greke si "të pamoralshëm". Kjo krijesë është një "parti personale", thuhet në një deklaratë të socialistëve.

Papandreu u zgjodh kreu i Pasokut në vitin 2004 dhe në vitin 2009 kryeministër i vendit. Me shpërtimin e krizës së euros ai negocioi me kreditorët ndërkombëtarë një paketë ndihme disamiliardëshe, gjë që e shpëtoi Greqinë nga falimentimi në vitin 2010, por e detyroi qeverinë të ndërmarrë masa drastike kursimi. Në vitin 2011 Papandreu u detyrua të japë dorëheqjen pas zemërimit që shkaktuan deklaratat e tij se do të organizojë një referendum në Greqi për qëndrimin ose jo në eurozonë. Pas dorëheqjes së tij si kreu i qeverisë dhe i partisë Pasok, ai u pasua nga Evangelos Venizelos. Të dy politikanët pas këtij veprimi nuk janë pajtuar më me njëri-tjetrin-. Në vitin 2012 Pasok pësoi një humbje historike në zgjedhje. Ndërkohë në sondazhet e tanishme partia renditet pas radikalëve të majtë të Syrizës dhe partisë konervatore Nea Demokratia.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?