Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 5 Nëntor 2026, 23:11 Europa League/ Juventus fiton në transfertën delikate ndaj Alkmaar, por vuan në fund Juventusi merr një fitore të rëndësishme në transfertë ndaj AZ Alkmaar, duke triumfuar me rezultatin 2-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e katërt…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Veliaj dhe SPAK
  • Trenat Tiranë-Durrës
  • Skenari i PD-së
  • Ben Blush
  • Shtëpia e Bardhë
  • Opozita në Tiranë
  • Pilo dhe Mbappe
  • Integrimi në BE
Lajmet e fundit
Në trend
  • Veliaj dhe SPAK
  • Trenat Tiranë-Durrës
  • Skenari i PD-së
  • Ben Blush
  • Shtëpia e Bardhë
  • Opozita në Tiranë
  • Pilo dhe Mbappe
  • Integrimi në BE
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Paqja fiskale, Monitor: Rrezik për pastrim parash, ekspertët fiskalë tregojnë se cili është sektori potencial

Ekonomi E mërkurë, 20 Maj 2026 09:31
Paqja fiskale, Monitor: Rrezik për pastrim parash, ekspertët fiskalë tregojnë se cili është sektori potencial
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nisja e zbatimit të ligjit “Për marrëveshjen e paqes fiskale” vijon të mbajë të ndezur debatin për rrezikun e pastrimit të parave. Përveç institucioneve ndërkombëtare, zbatim i ligjit po shihet si rrezik për kapitalizimin e transaksioneve të dyshimta edhe nga ekspertët fiskale. Ashtu siç argumentoi më parë edhe Dhoma Amerikane e Tregtisë, skema për rideklarimin e pasqyrave financiare, pa dokumentacioni për verifikimin e origjinës së tyre, shihet si faktori kryesor që rrit riskun e përdorimit të saj për pastrimin e parave. “Ekziston një rrezik objektiv dhe i lartë që kjo marrëveshje të shërbejë për legalizimin e kapitaleve me burim të paqartë apo potencialisht kriminal.

Ligji lejon rideklarimin e mjeteve monetare dhe aktiveve pa detyrimin për të verifikuar origjinën e tyre, gjë që bie ndesh me rekomandimet e Moneyval dhe task-forcës BEPS të OECD-së. Mungesa e mekanizmave të fortë të kontrollit në përputhje me legjislacionin kundër pastrimit të parave cenon drejtpërdrejt besueshmërinë e sistemit tonë fiskal në syrin e BE-së dhe FMN-së”, pohon për Monitor eksperti fiskal Julian Saraçi. Sipas tij, sektori me potencialin më të lartë të riskut është ndërtimi, për shkak të informalitetit e lartë që mbart. Saraçi argumenton se marrëveshja për rregullimin e një sërë zërash në bilance, përfshirë zërat aktive, pasive të parasë cash, rrezikon krijimin e një skeme për formalizimin e bilanceve të kompanive të ndërtimit deri në 3 vitet e fundit.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

“Marrëveshja mundëson rregullimin e zërave të aktivit dhe pasivit (si paraja cash, fshirja e detyrimeve ose deklarimi i aktiveve të reja) me një diferencë deri në 30% nga deklarimi fillestar. Një shembull konkret është deklarimi i aktiveve monetare të padeklaruara më parë, ku subjekti paguan 5% dhe i ligjëron ato në bilanc pa dokumentacion mbështetës. Sektorët me informalitet të lartë, si ndërtimi, mund ta përdorin këtë skemë për të formalizuar diferencat e pasqyrave financiare të 3 viteve të fundit. Kjo praktikë rrezikon të shndërrohet në një mjet për “pastrimin” e bilanceve historike”.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Para nisjes së zbatimit të ligjit disa institucione ndërkombëtare përfshirë Foindin Monetar Ndërkombëtar (FMN), Bashkimin Europian dhe Dhomën Amerikane të Tregtisë kundërshtuan miratimin e tij, për shkak të rrezikut të pastrimit të parave. Veçanërisht Dhoma Amerikane e Tregtisë në një nga deklaratat e saj, ngrinte të njëjtin shqetësim të ekspertëve fiskalë që rideklarimi i pasqyrave pa dokumentacion mbështetës krijon rrezik për pastrim parash.

Mund t'ju interesojë

Noka: Rama është në kilometrin e fundit për të shkuar tek Ergys Agasi, Shqipëria nuk shkon në BE me të

Noka: Rama është në kilometrin e fundit për të shkuar tek Ergys Agasi, Shqipëria nuk sh...

Para 7 orësh
Klodiana Lala zbulon se nga SPAK ka hetim të ri për Erion Veliajn

Klodiana Lala zbulon se nga SPAK ka hetim të ri për Erion Veliajn

Para 7 orësh
Nazarko zbulon strategjinë e Veliajt

Nazarko zbulon strategjinë e Veliajt

Para 7 orësh

“Ligji lejon rideklarimin e pasqyrave financiare të pesë viteve të fundit, përfshirë deklarimin e mjeteve monetare të paraportuara më parë, fshirjen e detyrimeve apo deklarimin e aktiveve të tjera të paregjistruara, pa qenë e nevojshme të justifikohen si gabime kontabël/tatimore apo mosdeklarime të qëllimshme. Në çdo rast, diferencat tatohen me një normë të reduktuar prej vetëm 5%. Ky ndryshim i pasqyrave financiare historike lejohet pa dokumentacion mbështetës ose justifikime të qarta, duke rrezikuar kështu edhe parimet themelore të Standardeve Kombëtare dhe Ndërkombëtare të Kontabilitetit që kërkojnë qëndrueshmëri dhe besueshmëri të informacionit financiar. Mungesa e detyrimit për të verifikuar origjinën e fondeve krijon rrezikun që përmes kësaj skeme të legalizohen kapitalet me burim të paqartë ose potencialisht kriminal”.

Ndërsa Fondi Monentar Ndërkombëtar, në deklaratën përmbyllëse pas konsultimit e marrëveshjes me Shqipërinë vlerësoi se ligji për paqen fiskale rrezikon të minojë progresin e mëparshëm në administrimin dhe pajtueshmërinë tatimore, vlerësoi Fondi Monetar Ndërkombëtare.

Edhe Agjencia e Inteligjencës Financiare (AIF) ka informuar të gjitha subjektet, se ligji “Për marrëveshjen e paqes fiskale”, nuk ofron asnjë lloj imuniteti administrativ ose penal ndaj veprimeve të tatimpaguesve për pastrimin e parave, financimin e terrorizmit apo për çdo vepër tjetër penale, që lidhet me origjinën e jashtëligjshme të fondeve apo pasurisë dhe për rrjedhojë nuk cenon zbatimin e asnjë prej detyrimeve të ligjit për parandalimin e pastrimit të parave.

Nisja e marrëveshjes dhe monitorimet e tatimeve
Prej datës 15 Maj kanë nisur aplikimet për lidhjen e marrëveshjes së Paqes Fiskale. Periudha e aplikimit ka nisur ditën e premte më 15 Maj dhe mbyllet më 5 Qershor 2026. Sipas udhëzimit të miratuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, bizneseve u është lënë rreth 22 ditë kalendarike afat për aplikimet. Aplikimet do të bëhen online në e-Filing ku është krijuar shërbimi “Aplikim për marrëveshjen e paqes fiskale”. Për të dyja rastet si për lidhjen e paqes fiskale dhe rideklarimit të pasqyrave tatimpaguesit duhet të plotësojnë online formularin.

Me nisjen e aplikimeve, Administrata Tatimore paralajmëroi kontrolle dhe monitorim të shtuar për të parandaluar abuzimet dhe pastrimin e parave. Procesi do të mbështetet në analizën e riskut, shkëmbimin e informacionit me Agjencia e Inteligjencës Financiare dhe përdorimin e inteligjencës artificiale./ Monitor

Etiketat e lidhura

paqja fiskale
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Europa League/ Juventus fiton në transfertën delikate ndaj Alkmaar, por vuan në fund
Para 6 orësh

Europa League/ Juventus fiton në transfertën delikate ndaj Alkmaar, por vuan në fund

Egnatia pëson humbjen e parë në Conference League, mundet në Rumani
Para 6 orësh

Egnatia pëson humbjen e parë në Conference League, mundet në Rumani

Kur nisin trenat Tiranë-Durrës? Ministri zbulon se kur do të udhëtojnë pasagjerët në linjën e re
Para 6 orësh

Kur nisin trenat Tiranë-Durrës? Ministri zbulon se kur do të udhëtojnë pasagjerët në linjën e re

Përplasje e ashpër në BBVK5, Anjeza shpërthen në lot pas pyetjeve të Nichit
Para 7 orësh

Përplasje e ashpër në BBVK5, Anjeza shpërthen në lot pas pyetjeve të Nichit

Më të lexuarat

1 Pas 150 ditësh protestë, studentët ndryshojnë strategjinë dhe marrin vendimin e fortë
4 Nëntor 2026, 18:23

Pas 150 ditësh protestë, studentët ndryshojnë strategjinë dhe marrin vendimin e fortë

2 Klodiana Lala zbulon se nga SPAK ka hetim të ri për Erion Veliajn
Para 7 orësh

Klodiana Lala zbulon se nga SPAK ka hetim të ri për Erion Veliajn

3 Kur nisin trenat Tiranë-Durrës? Ministri zbulon se kur do të udhëtojnë pasagjerët në linjën e re
Para 6 orësh

Kur nisin trenat Tiranë-Durrës? Ministri zbulon se kur do të udhëtojnë pasagjerët në linjën e re

4 Nazarko zbulon strategjinë e Veliajt
Para 7 orësh

Nazarko zbulon strategjinë e Veliajt

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.