Parashikimi për vitin 2015, Shigjetari dhe Bricjapi
Shigjetari
Shëndeti
Influenca pozitive e Saturnit do t’ju shoqërojë përgjatë gjithë vitit. Fillimi i 2015-ës do të jetë i përshtatshëm për horizonte të reja dhe rrugë të reja. Duhet të spostoni gjithçka duke filluar nga muaji janar për të shfrytëzuar atmosferën e këndshme. Duke filluar nga muaji marsi, me mbështetjen e Marsit dhe të Mërkurit, do të jetoni një periudhë të shoqëruar nga nervozizmi, sidomos në jetën familjare. Do të jetoni një periudhë qetësie në muajt prill dhe maj dhe do t’ju sjellin një verë rrezatuese. Muajt më të mirë për ata që janë në kërkim të shpirtit binjak do të jenë qershori, korriku dhe gushti, pikërisht në këto muaj do të jetoni një aventurë të re tepër të këndshme. Periudha e fillimit të vitit do të jetë një periudhë e re përzgjedhjesh sidomos në fushën profesionale dhe falë ndikimit të Saturnit do të arrini të gjeni rrugën e duhur. Duke filluar që nga 25 nëntori, Jupiteri do të hyjë në shenjën tuaj dhe gjithçka do të bëhet më e lehtë.
Paratë
Periudha më e mirë për të ndërmarrë iniciativa ekonomike, ose për të bërë zgjedhje të rëndësishme do të jetë 15-ditëshi i parë i majit, kur Dielli dhe Mërkuri do të jenë të bashkuar në shtëpinë e parave për ju. Në fund të tetorit dhe në fillim të nëntorit, përveç parave që do të mund të fitoni falë favorizimit të pozicioneve astrologjike, do të mund të merrni edhe një shumë plus të dhuruara nga një prind, apo i afërm i juaji, që do të jetë diçka e papritur! Edhe pjesa kryesore e dhjetorit do të jetë me fat, falë trekëndëshit që formohet me Diellin dhe Mërkurin! Pra, ky vit kurorëzohet me fat në aspektin financiar. Ndërsa ju reflektoni për ndryshimet që viti 2015 ka sjellë në sferën financiare, do të shikoni strukturën e thellë që keni humbur, ndërkohë që e kishit gjatë gjithë kohës rreth jush. Ende do të prireni për t’u ngjitur më lart, edhe pse duket sikur keni mbetur në vend. Në fund, do të keni gjetur stabilitetin e nevojshëm për një rritje të vërtetë.
Karriera
Periudhë e mirë për punën tuaj do të jetë pikërisht vjeshta, ku do të thirreni për përzgjedhje të rëndësishme. Fundi i verës do t’ju sjellë një eklips më të fortë dhe një kohë më të qetë e më të ngadaltë. Drejt fundit të vitit mund të ndieni dëshirën për të shkuar përpara drejt së nesërmes. Mundohuni të drejtoni energjinë tuaj.
Dashuria
Për ata persona që jetojnë një histori serioze ky do të jetë një vit ndryshimesh për shkak të krizave të partnerit në muajt e para të stinës së pranverës. Vera do të jetë e ngarkuar me njohje dhe dashuri të reja. Historitë e dashurisë për disa nuk funksionojnë dhe shumë prej jush do të vendosin të kthejnë faqe. Nëse në udhën tuaj të aventurave lini një njeri të dashur pas, mendimet tuaja do të kthehen vazhdimisht në gjestet e vogla, që do ta bëjnë marrëdhënien tuaj ndryshe ato që keni pasur më parë. Nëse mund të merrni një njeri të dashur me vete në udhëtim, do të bini në dashuri me këto gjeste përsëri dhe do të pëshpërisni fraza pasioni drejtpërdrejt me njëri-tjetrin. Nëse jeni singëll nuk do të jeni i aftë të fshiheni në vetminë tuaj për shumë kohë. Nga marsi në shtator, mundësi romantike do të fluturojnë në orbitën tuaj.
Bricjapi
Shëndeti
Këtë vit aspekti fizik do të jetë për t’u pasur zili. Kujdesi për veten do t’ju lindë në mënyrë të natyrshme, nëpërmjet një ushqimi të ekuilibruar dhe lëvizjes së përditshme fizike. Këto argumente do t’ju bëjnë të ndjeheni mirë me veten dhe të tjerët do të kenë përshtypjen se “po plasni” nga shëndeti. Në javët e para të vitit 2015 do të jeni në një formë të shkëlqyer. Një formë e tillë do të jetë shoqëruese gjatë 12 muajve të vitit, me përjashtim të fillimit dhe mesit të stinës së verës. Në atë periudhë në fakt, nuk do të jeni të kujdesshëm për mënyrën dhe sasinë e ushqimit. Nuk do të jeni në gjendje që të bini nga pesha, diçka që është e zakonshme dhe imponuese në stinën e verës dhe kjo do të ndodhë për shkak të pranisë së shenjave astrologjike të kundërta në kuadratin e shenjës suaj. Do të keni probleme me tretjen dhe stomakun.
Paratë
Pozicioni i mirë i planetit Jupiter, gjë e cila do t’ju shoqërojë pothuajse gjatë të gjithë vitit, do të bëjë të mundur që të jeni të aftë për të mbajtur një stabilitet ekonomik më të madh në krahasim me menaxhimin që u keni bërë parave tuaja gjatë pjesës më të madhe të vitit 2014. Do të jenë afër jush nga janari në shkurt Dielli e Mërkuri, të cilët duke qenë të pranishëm në sektorin tuaj financiar, do t’ju mundësojnë të vini në praktikë ndonjë ide inteligjente për të investuar, apo për të shpenzuar, rezultatet e të cilave do t’ju duken shumë të kënaqshme për të gjithë muajt që do të ndjekin këtë periudhë. Kini kujdes të mos u besoni disa personave të gabuar gjatë fundit të vitit. Jupiteri në këtë kohë do të gjendet në grupin e armiqve tuaj sekretë dhe mund t’ju japë këshilla në sektorin financiar, që nuk do të jenë për të mirën tuaj.
Karriera
Viti 2015 është i mrekullueshëm për të publikuar veten tuaj, edhe nëse thjesht do të vazhdoni punën e zakonshme, duke ndërtuar pak nga pak, ditë pas dite, biznesin apo karrierën tuaj. Mundohuni të mësoni leksionin që do t’ju dërgojnë yjet në mars: se çdokush, në çfarëdo niveli, mund të përfitojë gjëra të mira nga pak ekspozim në publik. Horizonti i karrierës suaj do të zgjerohet më shpejtësi dhe në një mënyrë të dukshme nëse vazhdoni të ndiqni këtë këshillë, dhe shokët e grupit tuaj do të përfitojnë nga lidhja që keni. Mos u mundoni për të krijuar reklama, ato do të krijohen vetë rreth jush. Keni një reputacion të mirë për punën që bëni, sepse jeni brenda rregullave. Në fund të vitit, ju do të jeni të aftë për të “rrëshqitur” pak nga puna dhe për të shijuar gjërat që ju interesojnë më shumë.
Dashuria
Edhe nëse nuk jeni në qendër të vëmendjes, njerëzit që ju njohin do t’ju vlerësojnë në një pozicion të tillë. Këtë vit, ky respekt nuk do të kufizohet vetëm me shoqërinë, por kudo. Ndershmëria mund t’ju bëjë që të tërhiqeni nga ana romantike. Mundësitë romantike po lulëzojnë në çdo vend e kohë gjatë këtij viti. Mos u surprizoni nëse takoni një njeri premtues për të ardhmen në fillim të 2015-s. Do të jeni shumë magnetik gjatë muajve janar dhe shkurt. Nëse nuk mund të parashikoni se cila do të jetë gjëja tjetër që do të thotë ky njeri, do të jeni i mahnitur nga ai për një kohë të gjatë. Ajo që është më e mira, këndvështrimet e tyre do të kenë një efekt delikat, por të dukshëm mbi ju. Nuk jeni njeriu i mërzitshëm dhe xheloz siç thuhet për ju. Ky vit do të jetë plot zbulime dhe surpriza të reja.