Paris “kyçet e dashurisë” hiqen nga ura (FOTO)
Zyrtarët e qytetit të Parisit kanë filluar heqjen e “kyçeve të dashurisë” të lidhur simbolikisht në një prej urave kryesore të kryeqytetit francez nga çiftet e dashuruara. Lidhja e një "kyçi dashurie" para se të hedhin çelësin në lumin Seine është bërë një traditë turistike në vitet e fundit. Por një pjesë e kangjellave të urës u rrëzua nga peshën vitin e kaluar. Afër një milion kyçe – peshonin 45 ton dhe pritet të asgjësohen gjatë disa ditëve të ardhshme. Punëtorët filluan heqjen e grilës nga ana e Arts des Pont të hënën në mëngjes. Pont de l'Archeveche, në afërsi të katedrales Notre Dame, është gjithashtu duke hequr kyçet nga ana e saj. Grilla metalike në anën e Arts des Pont, e cila daton nga 1804, do të zëvendësohet nga panelet e pikturuara nga artistët e rrugës gjatë verës."Është fundi i kyçeve," tha Bruno Julliard, zëvendës kryetari Parisit. "Ata prishin estetikën e urës, janë strukturalisht keq për të dhe mund të shkaktojnë aksidente." Cathy Hominage, një turist amerikan, i tha agjencisë së lajmeve Reuters: "Ne kemi ardhur me idenë e vendosjes së një kyçi, por kemi zbuluar se është e mbyllur dhe se është e paligjshme tani. "Ne jemi vetëm duke shkuar për të vënë atë këtu në fund të urës kështu që askush nuk mund ta shohë." Gjatë një fushate vitin e kaluar u tha se njerëzit duhet të bënin selfie në vend që të vendosnin kyçe, por kjo nuk ishte e suksesshëm. Venecia ka luftuar edhe për të penguar turistët të vendosnin kyçin te ura, dhe në Nju Jork, nisi një fushatë për të hequr kyçet nga Ura e Brooklyn.
Përktheu: Matea Cane/Koha Jonë