Parisi jemi ne. Ne jemi Parisi.
Lajme E Shtunë, 17 Prill 2021 16:53
Nga Arian Galdini
Vdekja nuk mund të shfrytëzohet as për të mbjellë dashuri, e as për të mbjellë urrejtje. Sidomos vdekja që vjen e dhunshme, që e ndërpret jetën e njeriut me vullnetin e një tjetër njeriu. Vdekja është për tu ndarë. Për tu ndarë nga e keqja. Nuk ka pse të shfaqemi të përdëllyer nga dashuria pas vdekjes.
Nuk ka as pse të hakërrehemi të zemëruar nga urrejtja pas vdekjes. Dashuria është për jetën.
Urrejtja është për antijetën. Por nuk ka lidhje me vdekjen. Urrejtja rrënon jetët e të gjallëve. Sepse të vdekurit ndahen nga ne në çastin që mbyllin sytë. Nëse mundemi, të duam, të duam e të mos lodhemi së dashuri të gjallët. Të vdekurit nderohen, respektohen, vlerësohen, kujtohen. Të gjallët kanë nevojë për dashuri.Të mos e barazojmë dashurinë me urrejtjen duke i takuar pas vdekjes. Dashuria është më e larta e më e pastra ndër ndjenjat. E është për ne të gjallët, është për jetën. Urrejtja na shtin në antijetë. Antijeta është kur ti e lejon veten si njeri të urresh njeriun tjetër. Urrejtja të çon tek vdekja, por nuk është vetë vdekja. Sepse vdekja është ndarje. Urrejtja është antijeta. Me urrejtje rrëzojmë, shprishim, kufizojmë, copëtojmë jetët e njëri-tjetrit. Me dashuri jetojmë bashkë. I shkruaj këto mendime sepse më shtangin pasvdeknorët qoftë me dashurinë, qoftë me urrejtarinë e tyre. Pasvdeknorët duan një vend në jetë duke përdorur të vdekur. E kur nuk ka më të vdekur, këta pasvdeknorët kthehen në ngrënës të të gjallëve, ose në vetëhamës të heshtur, të lodhur, të dorëzuar, e parazitë.

Unë zgjedh dashurinë.
Zgjedh dashurinë ngase Parisi është dashuri. Parisi është edhe Bejruti edhe Bagdadi edhe Alepo. Po, po. Parisi na përfaqëson të gjithëve. Sepse Parisi është aspiratë e të gjithëve që duan një shoqëri më të drejtë, më solidare, më të denjë, më të jetueshme, më të lire, më paqësore.
Kush thotë të kundërtën ose është i marrë. ose është i ligë, ose nuk ka mend fare.
Kur u godit Charlie Hebdo, të gjithë ne pamë ndër ne ata që kritikonin lirinë e pamatë ku lodronte ajo gazetë satirike. E ndoshta, deri diku, sigurisht pa pranuar në mënyrë kategorike, dënimin me vdekje për shkak të lirisë ku lodron, këta zëra që kërkonin përgjegjshmëri e kishin një vend në mendimet që pjekin shoqëritë.
Parmbrëmë, nuk u goditën lodrues të lirisë. Parmbrëmë u vranë me gjak të ftohtë në mes të qytetit, njerëz si ne që janë jetues në liri. E kjo e vendosi çdonjërin prej nesh me shpatulla për muri. Sepse kuptuam që Antinjeriu e bëri gjëmën e tij jo vetëm në Paris, por brenda e rreth gjithësecilit prej nesh. Ka disa forma sesi shfaqet Antinjeriu, e kjo e vrasjes së Njeriut drejtpërdrejtë është më e liga, më burracakja më e papranueshmja. Kudo e ngado që të ndodhë kjo batërdi e Antinjeriut mbi Njeriun, është e papranueshme. Ndaj them se Njeriu që vritet nga Antinjeriu në Bagdad, Alepo, Bejrut, NIgeri, Somali, Sudan, e ngado është ndjerë parmbrëmë i përfaqësuar me dhimbjen e Parisit.
Sepse Parisi është liria e arrirë, është dashuria e sendërtuar, është aspiratë e realizuar.
E kush vret në Paris, ka vrarë mu në lulen e ballit të ëndrrave njerëzore.
Nuk janë aspak më të pavlerë ata që vriten në Damask, Çeçeni, Bregun e Fildishtë, Siera Leone, apo në Korenë e Veriut. Nuk janë aspak më të pavlerë ata që vriten në Bagdad, Turqi, apo Libi.
Të gjithë vlejnë njëlloj. Të gjithë jemi të barabartë.
Por në Paris takohet aspirata me mbërritjen njerëzore. E kush vret në Paris, jo vetëm na ka vrarë jetën, por edhe aspiratën. Ndaj nuk duhet ta lejojmë as Antilirinë e as Antinjeriun që të na vrasë Parisin.
Nuk duhet që antilirinë ta ushqejmë me urrejtjen që na kaplon, e as antinjeriun me humbjen e lirisë e dashurisë sonë.
Armiku ynë nuk është feja, asnjëra nga fetë. Feja nuk është Ferman që lëshohet nga lart që ne të vrasim njëri – tjetrin. Feja është rruga për të takuar Krijuesin. Dhe rruga që na çon drejt Krijuesit, në çdo Fe, është nëpërmjet dashurisë për Njeriun. E si mund ta duan Krijuesin ata që përçmojnë të krijuarin?
Kushdo që përdor emrin e Krijuesit, për të autorizuar veten a të tjerë që të vrasë të krijuarit, është antinjeriu e nuk është aspak në udhë drejt Zotit. E sigurtë është se udha e tyre është krejt tjetër nga ajo e Zotit.
Ndaj me Fenë të mos mbjellim dasitë. Tek Feja kemi kërkimin për Krijuesin. Ndonëse Fe të ndryshme, të gjithë nëpërmjet Fesë kërkojmë Krijuesin.
Të gjithë ata që kërkojnë Krijuesin, me siguri kalojnë nëpërmjet dashurisë për Njeriun. E kur ke dashuri për Njeriun, e gjen dhe e mbron Njeriun.
Ne jemi Parisi sepse në rrugët e Parisit u vranë të ngjashëm me ne. Në rrugët e Parisit u vranë njerëz që jetonin në liri e paqe.
Parisi jemi ne, sepse brenda nesh është aspirata e fortë për këtë mbërritje njerëzore.
Të gjithë njëlloj, të gjithë të vlefshëm, të gjithë të barabartë, si pariziene, londinezë, njujorkezë, vlonjatë, tropojanë, tiranas, sirianë, libianë, libanezë, koreanë, të krishterë, muslimanë e ateistë.
Unë zgjedh dashurinë.