Parlamenti me 101 deputetë? Krasniqi: Bëhet me pakt Rama-Berisha

Analisti Afrim Krasniqi komenton idenë e hedhur nga kryeministri Edi Rama në Asamblenë e PS për shkurtimin e numrit të deputetëve në legjislaturat e ardhshme në Kuvendin e Shqipërisë.

Ai nxjerr në pah vështirësitë për realizimin dhe për të kryesorja është qasja e Ramës ndaj opozitës, pasi do të duhet një pakt me Sali Berishën për ndryshime kushtetuese, në mënyrë që kjo të ndodhë.

“Te kryeministri më pëlqeu ideja e shkurtimit të numrit të deputetëve. Për të realizuar ndryshimin kushtetues për ndryshimin e numrit të deputetëve duhet të ndryshohet Kushtetuta. PS ka 83 plus 3 të PSD, 86 mandate. Edhe sikur të sigurojë 2-3 mandate informale, nuk i shkon dot te numri 94 që kërkohet. Është e detyruar të bëjë kompromis me PD. Dhe për të bërë kompromis siç kemi bërë edhe në 2008, do të ketë edhe kërkesa nga pala tjetër.

Swiss Digital Desktop Reklama

Unë kam frikë ditën kur palët do mblidhen sepse secila palë do kërkojë diçka dhe mund të ndodhë që rezultati i ndryshimeve kushtetuese mund të mos na japë një demokraci më të mirë se kjo që kemi sot. Në momentin që thua se jam për ta ulur numrin e deputetëve duhet të japësh edhe ofertën pasi nuk i ke votat për këtë gjë”, tha Afrim Krasniqi në “A2cnn”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?