Partia aleate e Berishës përballet me 20 mijë euro gjobë nga KQZ: Përgjegjësia është e PD

Partia “Bashkimi Liberal Demokrat” (BLD) ka kundërshtuar në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) gjobën prej 20 mijë eurosh të vendosur nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve për çështje që lidhen me raportimin financiar të fushatës elektorale të 11 majit 2025.

BLD e cila në zgjedhjet parlamentare garoi në koalicion me Partinë Demokratike, argumenton se nuk mund të mbajë përgjegjësi individuale për detyrimet financiare të subjektit zgjedhor. Sipas partisë, ajo mori pjesë në zgjedhje si pjesë e koalicionit “PD-ASHM” dhe përgjegjësia për paraqitjen e raportit financiar të fushatës i takon subjektit zgjedhor, në këtë rast koalicionit dhe partisë drejtuese të tij.

Në ankimin e paraqitur në KAS, BLD i referohet dispozitave të Kodit Zgjedhor që rregullojnë funksionimin e koalicioneve dhe raportimin financiar. Bashkimi Liberal Demokrat kërkon rrëzimin e gjobës, duke argumentuar se përgjegjësia për raportimin financiar duhet t’i atribuohet subjektit zgjedhor që ka garuar në zgjedhje dhe jo veçmas partive që kanë qenë pjesë e koalicionit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?